16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Salo Shehu Kordha

Mall Nostalgji

Të mendoj gjithëmon
moj porta e guzhinës time
kam mall të vij njëherë
të furem brenda
ti gjej të gjitha në rregull
plaçkat e guzhinës.
U kujtoj në memorie u mbaj
ku u rrita u verselita më mungoni shumë
ju trarët ku varja kallëpat me misër
në vatër të oxhakut ku nderja shkarpat e njoma
dollapi në fud, më mbante buk, gjell, lug, pjata
nimat në të dy anet e oxhakut ku uleshim
minderët nuk mungonin në ta uleshim këmbryq ngrogeshim përpara zjarrit
Macet të cilat ishin shoqëria jon më e mirë
aty flinin ngrohtë nga nxehtesia e prrushit që mbetej në vatër kur ne shkonim për gjum, i mbulonim me hirin, mos të kërcisnin e të merte zjarr guzhina
murri jasht teje i yer me gërqere i pa suvatuar
hardhin rreth e qark me fre rrushi që piqeshin shumë von
lulet mëllag nga të gjitha ngjyrat nëpër kovat prej plastiku
avllia e bukur mbushur me kamomil, me aromën e të gjitha luleve nëpër lulishte
shkelja në pllakat e saj mos të bëhesha me balt kur binte shi, ato ishin rrugica më nxirrnin te porta jasht shtëpis.

“””””””””””””””””””Do të mbaj si perëndesh

Do të pres në ditë dimri, të ngroh si dielli me rreze
Do të pres te burimi, të freskoi si vesa në mëngjese
Do të pres me hënë behari,të dalësh me xixëllonjat
Do dal si yll mes nate, të-të puth moj bel holla.
*

Do dal si lumi mbas shiut, të rrëmbej të mbaj në gji
Mos të lagesh e mos të mbytesh, po të bëhesh Perėndi
Do çel si trëndafil maji, të mbush gushën plotë aromë
Do bëhem kyrror argjendi, mbi flok do të lulëzoj .
*

Do të këndoj si bilbili, të zgjuaj në çdo agim
Do të thërras manushaqe, nëma buzën nëma syn
Do ti mbleth lulet e bukura, të shikosh gjithmonë pranverë
Do të mbaj si perëndeshë, moj e bukura Elenë .
*

Autore

“””””””””””””””””””Gëzuar ditën e poezis

Gëzuar sot ditën e poezis
Buron shpirti i çdo poeti
I thurr vargjet brilant – dashuris
Jetën e adhuron të lumtur profeti.
*

Diellin poeti e ngjyros me aromë lulesh
Hënës i thurr kurorr prej argjendi
Detit i dhuron vargje me melodi dashurie
Nëpër male të lart, sodit pa mbarim poeti.
*

Penës së poetit si mbaron kurë boja
Dhe lumi dhe deti për të bëhen bojë
Me fije bari shkruan në lëndinë poeti
Ngjyrat dalin të arta zbukurojnë çdo shkronjë.
*

Paqe dhe lumturi ëndërron në gjum
Flet nëpër dhëmb poezin këndon
Gjumin e prish çohet pa përtim
Mos të iki muza vargje zbukuron .
*

Gëzuar miqësia ime poetike
Ditën e bukur të muzës të poezis
Festofshim gjithmonë të lumtur
Pena në vargje të artë na ndrift.
*

Autore
Salo Shehu Kordha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.