11.5 C
Tiranë
E dielë, 26 Prill 2026

Sanie Degjoni Ndreka

CAMERI

Kalvar i gjate ikja juaj
dhimbje deri mu ne palce,
deri mu ne asht!!!
Si per te shenjuar historine,
Qielli ate dite pikonte
pika loti dhe gjaku bashke!!!
Kalvar i gjate ikja juaj,
dekada me koken pas!
Pergjysem Atdheu
si nje buke e ndare
si nje malle i thare!
Dashuria pergjysem,
ne krah vetem nje traste
mbushur me derte dhe plage,
digjej e shkrumbohej
zemra ne flake
Dhimbje deri mu ne palce
deri mu ne asht
Edhe qielli ate dite pikonte
pika loti dhe gjaku bashke!!!

Sanie Degjoni Ndreka

Imazhi mund të përmbajë: jashtë dhe natyrë

Nje grua si ti

Imazhi mund të përmbajë: Sanie Degjoni Ndreka, duke qëndruar dhe jashtë
Nje grua si ti, kisha ne mendje sot
nje super grua!
Qe ndriti ne krah te nje burri
po s u vleresua kurre!!
Se burrat kane ne dere te tyre xhevahir
e kallp e botes ju duket me e mire!
Nje grua si ti,nje supergrua
lind cdo mengjes,e para me diellin lind
dhe e fundit diten e mbyll
Kur pafundesive te qiellit
Po prendon nje yll!
Nje grua si ti
qe diellin merr ne grusht
Dhe mbjell brazda me ngrohtesi
Nje supergrua si ti
me zemren zjarr dhe dashuri,
Fjalen mjalt dhe eliksire
Nje grua prane
Ne kohe te bukur dhe te veshtire!
Nje super grua je
Kushdo qofsh ti
Nje shtepiake,me hapa te lehte,
me njemije ecejake
Cdo dite
shtepine mbush me miresi e drite.
Perfeksion nje amvise e mire !!
Nje nepunese,ministre,a deputete
innstiktin e gruas e merr me vete!
Te duart e tua te gjithe shpresojne
ne mengjesin e zhurmshem
ku te gjithe nxitojne!
Ne supet e tet shoqi nje menge rregullon
ne canten e birit nje liber qe harron
ne floket e bijes nje fjongo sajon
dhe veten te fundit e le si gjithmone.
Perhere ke nje zgjidhje,per cdo situate
edhe kur mendimet s’ju ngjajne
nga pesha e pafaj u keputen me dysh
me fillin e arte i lidh serish
dhe fjalen e arte serish e gjen
je Super grua
Je moto e jetes,je refren!
Sanie Degjoni Ndreka

Imazhi mund të përmbajë: Sanie Degjoni Ndreka, duke qëndruar dhe jashtë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.