Disa çaste

Zotëroj disa çaste, ku behem pushtet,
Me sytê e mendjes pushtoj hapsira,
Galltika planetesh pa gravitet,
Legjenda balada te lashta plot ngjyra!
Zotëroj disa çaste, ku dehem shpenguar,
Dhe botën në pëllëmbë të dorës e mbaj,
Dehjeshpirti më bën flutur krahëshkruar,
Çuditërisht, këmbët në tokë të ngjitkan në majë!
Zotëroj dica çaste,ku bëhem narcizist,
Narcizist i pafajshëm i shtruar i mirë,
Refleksi pasqyrës më thurr plot lavde,
Refleks që më çon në delir!
Zotëroj disa çaste, ku bëhem dashuri,
Dashuri e shenjtë mes tokës dhe qiellit,
Se jeta u ngjiz veç nga dashuria,
Siç tokën e puthin rrezet e diellit!
Zotëroj disa çaste, ku bëhem mbret,
Një botë sklleverish nën këmbët e mia,
Si ardhka një ditë dhe uni i poetit,
U çmendka nga ego,nga fantazia!??
E zotëroj veten pa ego,delir e pushtet,
Edhe kur rilinda, kohës pa identitet,
Se çastet që rilind, më dhurojnë disa jetë!
Këto vargje janë muzë, frymëzim,
Për ëndrrat që mbetën, s’u bënë realitet,
Për penën e ndritur, të madhin poet!!!
Sanie Degjoni Ndreka