8.5 C
Tiranë
E mërkurë, 12 Nëntor 2025

Sanie Degjoni Ndreka

Jo Skavicës, po Dibrës!!!

Valët e drinit po lotojnë
Hej dibranët pse spo më mbrojnë?
Valët e drinit po buçasin
Ku janë dibranët hiç spo flasin!
Se kurban po duan me m’ba
Me ma shuajt gjithë ktë za
Me ma shuajt gjithë oshëtimën
Me ma shëmtu gjithë luginën!
Valët e Drinit janë tërbu
Historinë dun me ma ndërru,
Forca Dibra heroike
ti a vemë gjoksin bashkë furtunës,
Ktu kam qenë kah mot e mot
Se ky vend e ka një zot!
Po flet Drini me gojë të vet
Kto dibranët po i pvet,
Kur ke nij ma keq se sot?
A po i dilni vetit zot??
Qe kaq shekuj e kaq mote
Dibër jam krenaria jote,
Qe kaq mote unë jam ktu
qesh e qarë kam, bashkë me ju!
Ktu jam rrit e jam burrnu
Askush rrjedhën s’ma ka ndrru,
Kem’ qëndru si nana me birin
Hasmit ja kemi vu kufirin!
Historinë e kam dëshmu
Mes furtunash kam qëndru,
me osmanlli e me krajli
emrin ma thonë Dibër,
ma thonë Drini i Zi!!!

Sanie Degjoni Ndreka

“”””””””””””””””””””””””

LOT MËRGIMTARI PËR TY NANË
Në gjunj para teje nanë
Si ushtari pas betejes së humbun!
Nga dhimbja i mbytun në lot
Mbi supe një mal me brenga
Kur ti me doje pranë
e pranë s’të erdha dot!
Apo ma ndin vajin nanë ???
Ikëm me kryet menjanë!
Na lodhi,na thinji kurbeti nanë,
ta premtova se do t’shiheshim këtë verë
e ti s’kishe me m’prit nanë??!!
“besëthyeme” për të parën herë.
T’i puth duar e vyshkuna nga vuajtja
ballin e rrudhun akoma të ngrohtë,
Siç ti më përqafoje kur isha femijë
Dhe zemra jote sa shumë dashuri!
Ikëm të gjithe nanë…………
Ikëm me kryet menjanë,
Të vetme në vetmi të lam!
E rrugët e botës me lot i lamë!
Kërkuam udhët e botës nanë
Buzëqeshjen tande askund se pamë!
Asht e egër bota nanë!!
Si tandën fytyrë engjëllore të bukur
askund nuk pamë!
Sot në gjunj para teje jam,
Madhështorja je ti,
unë i mbytun nga malli e dhimbja për ty!
Më fol vetëm një fjalë
të amël sic dije vetëm ti
fjalën balsam në gzim e mërzi,
Më shih vetëm një herë në sy!
Unë e ndjej,e di, ti më fal nanë,
Se rruga e kurbetit asht e gjatë
e rand!
Oh c’po më trandet një det me lot në sy!!
Në cep të buzës buzëqeshja jote e ngrim,
kto sy dhe pse mbyll, e ndij, diç më thonë,
Bir asht vonë, shumë vonë!!!
Po lotin s’ta do nana, as trishtimin në sy
dhimbje dhe brenga mos ver sa një mal
Se nana asht nanë, fal vetëm fal!
Kah jetë e kah mote, siç fal nana fminë,
Ta ruan tek zemra nana dashurinë!!!

Sanie Degjoni Ndreka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.