Dashuria
Rende ti gjithkunde e vetme në bote,
Diku mes gjithsis’ u mundove te zgjidhje,
Dashurin qê aq shum’ e lakmojme,
Mbledhur si velënxê që t’ngroh n’dimër.
Ajo është e verbër si balon fluturon,
Kur i lëshon perin humbet në hapsire,
Mundohesh më kot’që pastaj ta mbledhësh,
S’ funksionon llogjika ështê mediokēr.
Tek ne hynë pafre, gënjehemi nga magjia,
S’përshtatemi asnjëherë veç nê sipêrfaqe,
Vetes i kërkojmë një siguri boshe,
Lodhemi pafund ,por mbetet e vakêt.
Endërojmë shum në bukurin e saj
Kërkojme perlat në fund t’oqeanit,
Zhytemi ne hapsirat mes jetës e shpresês,
Thjesht përpiqemi të jetojmë që t’mos t’vdesim.
Sava Fezga Branko
Albania 06/12/2020
“””””””””””””””””””””””””
5 dhjetori

E ngritur me një rëndes në shpirt e zemër,
Kjo dit dhjetori më jep veç dhimbje.
Në k’të ditë, shum vjet përpara, t’i ike nga jeta,
E shpirti tim një boshllik që s’mbushet.
E dashur nënë një mall unë kam,
Tek shoh fotografin mbi varrë.
Kokën mbëshes në pllakën e mermertë,
Më sheh,të shoh e lotët më rrjedhin.
Për një çast, mbyllë sytë e ëndëroj,
Ndjej sikur vështrimi juaj më fletë.
Dua të flas,të flas papushim
Por fjalët më mbysin e nuk dalin dot’.
E lotët rrjedhi e rrjedhin e s’mbahen,
Dhimbja pllakos qënjen time,
Kjo datë dhjetori sjell veç dhimbje,
S’dua ta kem në kalendar.