Migjeni(Recital i Malësorit)
Malësori i vorfër në votrën e tij ,
Llullën herë pas here e ndez dhe e fikë,
Ulur në shilte kuvendon i heshtur,
Zjarrit i hedh dru që të ngrohi veten.
Vall do mundem dot’ malit unë ti ngjitem,
Këmbët nuk më mbajnë ,krrusur jam në shpinë,
Djemt e vajzat vanë e lanë tokën mëmë,
Kush do më ndihmoj do tretem i vetem.
U ngritë që pa gdhirë mori monopatin,
Era e thëllimi i pengonin udhën,
Çak e çuk bastuni në kalldrëm dëgjohej,
Ju afrua malit,mali e shikonte.
Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuaj, dhe në vuajte vdes.
Po unë,kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
K’to janē vargjet, vargjet e Migjenit,
Plaku ja tha malit me dhimbje në shpirt,
Ti tani po qesh me pleqërin tim,
Por ti ke harruar kohën e djalëris.
Që hypja dhe zbrisja por si njē Sorkadhe,
Qē brinjet ti thyeja dhe gjithmon më qaheshe.
Sava Fezga Branko
“”””””””””””””””””””””””
Paqe kërkojm.
Jam mbledhur lêmsh në qoshen time,
Dielli që bie gjith trup përshkon,
Dua te gjej vetmin time ,
Pak paqe n’shpirt të me jap.
E zhytur nga lodhja e ditve pa fund,
Nga stresi e frikat që mbartim,
Rreth nesh vërtitet metastaza,
Rrënjët ka hedh e s’na lëshon.
Paqe paqe veç thërrasim
Por askush nuk e gjen,
Helmi që është hedhur në ajër,
Eshte thithur jeton me ne.
Askush s’ta jep një zgjidhe,
Të lidhur me pranga të gjith,
Mundohen mes fjalës së ëmbel
Qetsi e paqe të gjejnë.
Çfar pres nga koha që vjen
Se ajo që iku plag na la,
Presim çasin e fundit,
Që pran çdo dere qëndron në këmb.
Sava Fezga Branko
26/09/2021
“”””””””””””””””””
Zogjtë dhe vjeshta
Ja shiu i parë ,
E solli freskin e vjeshtës,
I lau rrugët edhe pemet,
I lehtësoj nga pluhuri i verës.
Aty,pranë një peme,
Dy zogjë seç cicërinin,
E ndjeva se kishin ftohtë,
Nuk dinin ku të fshiheshin.
Pran vetes u mundova,
Doja që t’i mbaj a,
Por të dy,të trembur,
Fluturuan në ajër.
Sa doja që të flisnin
Me t’a, të kuvendoja,
Ata, cicërisnin,
Në sy seç më vështronin.
I zgjata duar zogjve,
E flisja me ëmbëlsi,
Pran,meje ejani,
Ju bohem unë fole.
Ciu,ciu,ciu,
Bëjnë sikur kuptojnë,
Pran,teje s’mund të rrimë,
Duam folen tonë.
I shihja plot me ëndje,
Shikimin nuk ma ndajnë,
Sytë e tyre thoshin,
Ne s’mundemi të gabojmë.
Shumë,shokë si puna jonë,
Padashje kan gabuar,
I futën në kafazë,
Dhe nuk i kan liruar.
Aty më vjen ndërmend,
Kafazi im i thurrur,
Mbaj të mbyllur brënda,
Një zogë gushëkuq.
Ai më heq lodhjen
Saherë që më vështron,
Cicërimat e tij,
Sikur më ledhaton.
E flasim ne të dy,
Me fjalë e ciu,ciu,
Duket sikur jemi,
ulur në lëndinë.
Pran kafazit shkoj,
Embël e ledhatoj,
Ai hap,mbyll sqepin,
Diçka se çdo të thotë.
Pastaj me zogjtë përjashta,
Filloj që u tregoj,
Zogu në kafazë
Si një mbretë rronë.
ciu,ciu,ciu
Këngën e fillojnë,
Unë me zë të çjerrë,
Iso seç ju mbajë.
Aty,ata kuptuan:—-
Se ju bëra mike,
Të lumtur fluturuan,
Atje lartë në qiell.