9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Sava Fezga Branko

Përhumbja e Dashurisë!

Kjo mbrëmje e rêndë po më duket,
Pa ty ngryset si mira netë,
Ulur në stolin e lulishtes,
Numëroj yjet që ti të kthehesh.
E përhumbur shoh që je venitur,
Si eshka e lagur nga shiu rrebesh,
Mundohesh pa fund që ta ndezësh,
Por uji ka hyrë në thellësin e saj.
Dashuria për të është e verber,
Dhe rrugën se sheh tek pengohet,
Dhimbja që ndjen është shum e vogel
Para dhimbjes që shpirti i mbanë.
Ajo e vetmuar kur s’mund të ri,
Se kthehet në gurë e s’ndjen mê asgjë,
Të godet vret ku të mundi,
Se hidhërimin se lan dot as deti.
Si guackê e përhumbur mblidhet,
Dallët e rrëmbejnë brēnda tyre,
Hap krahët drej thellësive zhytet ,
Kujtimet fsheh që të mos duken.
Sava Fezga Branko

Peshkatari

Tek lundronte në detin e kaltër,

Flladi i fresket e perkëdhelē,

Mes rrymes voziste si në ënder,

Dallgët e përplasnin por s’ndjente gjë.

Pranë tij vërtiteshin peshqit,
Kërcenin e hidheshin mbi varkë,
E preknin, ledhatonin s’mundej ti prekte,
Rrëshqisnin e me valēt shpërndaheshin.
Dielli që binte mbi siperfaqe ,
Rezatonte mbi kuvertë,
Mundohesh pafund që ti kapje,
Rrjetën kur ngrihje s’kishte gjë.
Me shpirt të vrarë ashtu të shkoj jeta.,
Se keq i ke bërë llogarit,
Nuk kapet peshqit në maj të varkës,
Po s’hodhe grepat në detin e gjërë.
E ashtu i ngryse ditet e netët,
Mes vozitjeve e hedhje rrjete,
Por harroj ky peshkatari i ngratë,
Që jeta nuk shtyhet veç me grep.
Sava Fezga Branko
31/10/2021

Mendimi

Mendimi i ka zenë rrugën fjalës,

Fjala smundet të flasë,

Si orteku kur rrëshket mbi malet

Bllokon rrugën e s’ka ku tē dal’.

Mundohet por çdo gjë është venitur,
Pa jetê dhe e largët është,
Ashtu si gjethet e vjeshtës,
Era i shkëput i hedh në tokë.
Ky ështe fati i shkruajtur në djep,
Më kot luftojmë për çdo gjë,
Hedhim e presim si me thikë
Mendimet na vrasin një pas një.
Aty këtu ndjehemi si lulet,
Kopshtari gjorë i mbron me kujdes,
Nga shiu e furtunat e stinës,
I ruan çdo syth një gonxhe t’çel.

Që jeta t’lulezoj ndërto,

Çdo ditë duan përkujdes,

I harrojme e mendimet shkojnē,

Ekur kthehen kujtohen se ekzistojnë.

Sava Fezga Branko

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.