17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Sava Fezga Branko

S’mirëziu.

Gjithmon e kam ditur sa pa vlera ishe.

S’mira të brente në çdo qeliz të trupit,

Për miqsin thurrje intriga pa fundë.

Tek eprorët të dukeshe se bëje punë.

Flliqësia flinte brenda trupit tuaj,
E mbuloje nga jashte me gjethe dafine,
I fshehur nën rrogoz kthetrat nxirrje ,
Kujtoje se njerzit flinin mbi dafina.
Gjith jeta ju shkoj me ligësi në shpirt,
Në botën e intringave je një prototip,
Të lajnë e të luejnë e gjithë miqêsia,
Në k’të jetë mizore janë të detyruar.

Kështu e shtyve kohën mes s’mirës e mllefit

Gjithon ke për të mbetur,tamam si bishti i qenit.

Sava Fezga Branko

19/01/2022

“””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

Rreth orbitës.
Tek heshtja mbizotron vullkani,
I caktivizuar fle nën rrënojat e shpirtit,
Po e preke llavë nxjerr nga goja,
Të djeg, përvëlon çdo qeliz tê trupit.
Mashtrimi udhê rrëfyes në jetën tuaj,
E zbukurroje me fjalë shumë ngjyrshe ,
E servirje me llogaritje matematikore,
Harrove që ish ekuacion me shum të panjohura.
Jeta lundroj në të pa qënën,
Në detin e gjërë çapiteshe ngadalë,
Të zhysnin e prap të nxirrni,Dallgët,
për tët thënë i pa fuqishën je.
Orvateshe rreth orbites tënde,
Në vend të minuar s’lëvizje dot,
Pafundësin doje në duar,
Ëndërrove por nuk munde dot.

I përbërë prej top llastiku

e hedh e kushdo loz me të.

Sava Fezga Branko

16/01/2022

“””””””””””

Rastësia

Në orët e vona të mbrëmjes,

Kur unë punën lë,

Pran urës kalojnë shum njerëz,

Asnjë s’ja hedh sytë k’saj gruaje,

Që vajton e heshtur mbuluar kokën.

I afrohem pran dhe e pyes,

Të shoh këtu vazhdimisht,

Në ke familje ,fëmijë,

Ja them pak me ndrojtje.

Kokën ulë e lotët i rrëshqasin,

Si shiu që binte atë çastë,

E lagur kokë e këmb gjer në pallcë,

Asnjë fjalë nuk donte të thoshte.

U ula në gjunjë pran saj,

Fytyrën ja mora në duar,

Mos qaj motër,loti s’nxjerrë gjë,

Po ngrihu të vish me mua.

U ulem pran një lokali,

Pim nga një çaj që të ngroheshim,

Sytë e saj të lodhur nga lotët,

Flasin më shum se çdo gjë.

Filloj të fliste për jetën,

Me dhimbje që reflktonte në fytyrë,

Për burrin dhe fëmijtë,

Që s’donin t’ja dinin për të.

Dhimbja më përshkroj gjith trupin,

Kurajo fillova t’i jap,

Mos kujto se je e vetme,

Si ty janë shumica e grave.

Kamarjerit të lutem i them,

Ma thirr pak pronarin tuaj,

Dy fjal i thash me të lutur,

Punësoheni këtë zonjë grua.

Historia e dhimbshme,

E bëri të reflektoj Pronarin

Pjatalarse e futi zonjën,

Që dhe ajo të jetoj.

Një lumturi ndjeva në shpirt,

Që munda diçka të bëja,

Një zonjë që vuante rrugëve,

Sot me punë u bë.

Sikur të gjithë të mundoheshin,

Të mos shohin,veç kënaqësit e tyre,

Por të bënin sado pak mirësi tek të tjerët ,

Bota do të ishte ndryshe.

Sava Fezga Branko

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.