“”””””””””””””””””””””
Ke hyrë paftuar
S’do t’ja dish nga vjen’ e nga shkon’,
Paftuar ke hyrë këmbë kryqë në poltron,
S’je ngopur akoma,ti jet dot marrësh,
I pashpirt je, por je dhe hakmarrës.
Në mushkëri ke hyrë atë po e bluan,
Përpëlitemi mes dhimbjeve për t’rezistuar,
I pabesë je s’të lë të ngresh kokë,
Sa po të sheh mirë ,godet ku je dobët,
Si një gjakpirës ke hyrë në trup,
Të shkrin si qiriri i llambës me vajgurë,
Ke zgjat tentakulat për të na përpirë,
S’Kënaqet çdo ditë me jetët kur merr.
Ke gllabëruar gjithë qënjet njerzore,
Nuk ndjen aspak mëshirë për dhimbjen që lë.
Mbi shtratin e vdekjes ti rrugen e shtronë,
Zoti i dënoftë për k’të që na bënë.
Drejt yjeve një dit’ të gjith do shkojmë,
Ska ardhë rradha jon të mbrijmë n’stacionë
Sava Fezga Branko
Të drejtat e rezervuara.