Dashuri e plakur
Tek erdhi furishëm me ajrin e freskët,
Mes rrëmbimit të shiut e stuhis pafre.
Fluturove në hapsirën e pafund të qiellit,
U ule në oazet e gjelbër të shpresës.
“”””””””:”””””
Rende pas fjalës e kuptim nuk i dhe,
E quajte dashuri,por e till nuk qe,
E ngrite në qiell që të fluturonte,
Krah nuk i dhe,por në tok e lëshove.
“””””””””””””‘””
U përlye me baltë,mbì trupin kristal,
Në rëket e ujit,u ndal që të lahej,
Mundohej të hiqte llumin që ngjitej,
Por ai rrëshqiste dhe m’shum zhgërryhej.
“”””””””””””””””
U ndal e veten pyetje i bëri,
Kush jam unë që mund të çelë?
I përvuajtur në thellësi të shpirtit,
Psherëtiu e tha:jam dashuri e vjetër.
“””””””””””””””””
Sytë në qiellin e kaltër lëshoj,
Një therrje brenda vetes dëgjoj,
Rrezet e diellit që depërtonin mbi të,
Se ngrohën aspak akullin përreth .
“”””””””””””””””””
E duar për një çast në gjoks i vë,
Të ndjente tik takun e zemrës që vuante,
I mbyllur në kafazin me gjëmba t’hekurt,
Rënkonte e thosh jam dashuri e plakur.
“””””””””””””””””””
Sado u mundua që t”a hapte,
Plagët e kohës më fortë e shtrënguan .
&Sava&
“”””””””””””””
Ata
Ata jan’mes botëve të ndryshme,
Ajo në tokë e ai në atmosferë,
Mes yjesh bëjnë lozhe njëri tjetrit ,
Atyre yjeve që bien si meteor,
Ai
I vetmuar mes fushave pafund,
Se vetmia êshte mik i udhës tij,
Ai nuk diti çështë një miqsi,
Vuan nga mos sinqeriteti.
Hapsirat përhapet n’gjith horizontit,
Një mëndje të mbyllur nuk e njeh,
Me Mikrometrin e shqisës matet,
Se mendja është vushkur me koh’
Ajo
Ecën me hapin e kohës
Se koha është vler për të,
Nuk meret me cingërima fjalësh,
Që jan bosh e digjen si eshkë.
Natyra krah i jep udhëtimeve,
Si koralet zbuluar nga myshqet,
Mundohet në çdo vend q’shkelë,
Shkëlqim të rezatoj mes llumit.
Sava Fezga Branko
22/05/2021