Thjesht përpiqemi të jetojmë që t’mos t’vdesim.
“”””””””””””””””””””””
Kur trishtohem
Kur trishtohem për ty mendoj,
Në kraharor zemra më rreh,
Lot hidherimi nga sytë rrjedhin,
Si një flutur krah këputur ndjehem.
Kur trishtohem!
Malli më merr për aromën tënde,
Një flet borziloku e fshihje në gji,
Kokën vendosja në prehrë ngaherë,
Aroma e saj më jepte jetë.
Shum vjet pa ty nëna ime,
Dhimbja dhe malli më përvëlojnë
Kur trishtohen vetëm një çast doja,
Të perqafoja krah mbështjellë.
Ti ishe motori i gjith familjes,
Drejtimin e mbaje dhe në kthes,
Kur stë dëgjova të ankohesh,
Dhe se lodheshe pafund me ne.
Kur trishtohem tek ty gjej prehje,
Pllakën e mermertë fortë e shtrëngoj,
Ndjej përkëdheljet e tua t’ëmbla,
Që duart e një nënë din ti dhurojnë.
Sava Fezga Branko
Të drejtat e rezervuara.
“””””””””””””””””””””””””
Ka dhe kēshtu
Ti luan me ndjenjën pa kuptuar se si ,
Të është bërë loj bixhozi nuk di a fiton,
Hedh gurët në pistë kujton se ja hudhe,
Kur shkopi prek topin ke dal jashtê loje.
Nuk është dashuria një fush futbolli ,
E hedhë në ajër mos e prek kundershtari,
Nëse e kupton se sa vler ka për ju,
E mban si dhuratë pranë vetes ku shkon.
Nuk zgjidhet asgjë me llafe boshe,
Duhen këmbët në tok se mund t’rrëzohet,
Dhe për tu ngritur shkon si gjethe vjeshte,
Fluturon me dallandyshet e kthehesh vitin tjetër.
Sava Fezga Branko
Të drejtat e rezervuara.
4/12/2021