7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Sava Fezga Branko

Imazhi mund të përmbajë: Sava Fezga Branko, Zmadho

FISNIKIA
Një zonjë fisnike në një dyqan,
Shikonte mallin një nga një,
Në duar mori diçka klasike,
E bukur është por s’është për mu.
“””””””””””””
U ndodha pranë dhe unë i fola,
Përse ju thoni s’jan për ju?!
Ju jeni veshur kaq me shije,
Bukur do ngjajnë dhe tek ju.
“”””””””””””””
Jo nuk mundem më iku koha,
Kam hyrë për 65 së,
Të flasin bota,i iku mëndja,
Plakë në pleqëri.
“””””””””””””
Nëse do meremi me botën,
Asgjë s’shijonë nga kjo jetë,
Por unë mendoj njeriu plaket,
Kur ai do vetë.
“”””””””””””
E qeshura e zonjës,aq shum kumboj,
Sa dhe vet u çudit,
Faleminderit se m’kënaqe,
Me fjalët që më the.
“””””””””””””””””
Eh sa mir do ishte t’gjitha zonjat,
Tët gjykonin kaq mirë,
Por:- sa kthen kurrizin paragjykimet,
Stë lënë fjalë pa të thënë.
@SAVA@ 31/07/2020
“”””””””””””””””””
DIÇKA U THYE
Tek hodhe shkëlqimin, kristal t’coptuar,
Erësirës bëre,t’a shkundin nga pluhuri,
Depërtove s’i metastaz,brënda kapilarve,
Trupin zgjove si gjaku q’hynë n’damarë.
“””””””””””
Mushkrive jetë ju dhe,në ajrin e pastër,
Mbushe liqenin,me ujë t’ëmbël bjeshke,
Lëvize më fjalën, n’zemrën e ‘brishtë,
Hodhe perla nga thellsia e shpirtit.
“”””””””””””
Shpejt nxorre flatrat,fluturove pasenc,
Kohën e masje ,veç me kutin tëndë,
Egoja ju mbyti,si një mi në çarkë,
Përpëlitet parreshtur s’mundet që t’dalë.
“””””””””””””
Fjalët morën dhenë si rrëket e lumit,
Shiu i pranverës në balt i fundosi,
Tërmeti që ra tronditi gjith vendin,
I groposi thellë të mos nxirrnin kokën.
“””””””””””””
Në qiellin e kaltër yjet qen rrjeshtuar,
Mundohesh t’kapësh por gjumi stë linte,
Vrapoje me vrap në lëndinat e jetës,
Këmbët u këputën rran si pras Kashari.
“””””””””””””
Orët dhe minutar ecin qetë, e qetë,
Brënda janë thyer s’ngjiten me atak.
@SAVA@ 28/07/2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.