7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Sejdi Berisha

Ëndrrat i kanë lënë
Si vulë në murin e pikëllimit
Tash
Si të përqafohemi
Në mërgim apo në vendlindje
Është pyetje kjo
Që hapë plagë
Edhe të reja edhe të moçme
Sa madhështi
Kur lumturia bëhet dritë
Në lapidarin e dhembjes…
(S. B.)
“”””””””””””””

VETËM DO BUZËQESHIM…!
(Baladë shekulli)
Fëmijët
Këtë përrallë nuk e besonin
Andaj
Në dritare
Nga acari
Vizatim jete bënin
Deri sa një kungull
Për mëngjes
Në tenxheren e madhe
Me lotët e nënës zihej
E për drekë
Ndoshta pulat e bëjnë
Ndonjë kokërr vezë
Për darkë
Me përrallat e kohës
Do ngopemi
E kur të na zë gjumi
Me zhurmën e zorrëve
Do shoqërohemi
Në mëngjesin tjetër
Shikojmë njëri-tjetrin
Nënën e përqafojmë
Dhe vetëm do buzëqeshim…
(©S. B.)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.