8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Seli Muarti

 

Gëzuar Shën Valentinin !🥂

Në vargun e pashkruar

Në largësitë e pafundme,
vetmia zhbirohet me natën
dhe hëna më pëshpërit emrin tënd,
atëherë, dëshirat çelin zambakë
dhe ngjallen do fije shprese,
loti i përmallimit merr ngjyrë jargavani.

Në largësitë e pafundme,
tretim mallin e çdo stine,
arnojmë kujtimet…
kur lotët bëhen vesë trëndafili,
sytë tanë shprehin shenja pendimi.
Thyej vetminë me vargun e pashkruar.

Seli Muarti
14,02.2020

NJË TAKIM

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Pranë bregut të liqenit…
Një kafe pija me ty,atë natë
Me ata sy zjarri e syqeshur..
Shikmet e mallit të flisnin me sy.

Sytë e tu flasin në heshtje,
Si fletë ditari me flisje…
Aty ku etjen e mallit,kujtimet mi sjell në sy
E nuhat aromën e ndjenjës.

Me shpirtin tënd.
Sa herë takohem ëndrrave
Dëshirat më gërryen si valë,
Ylber me ngjyrë stinësh mallin ma shtoje .

Në kopshtin e ëndrrave mbajë,
Fshehur në pjesën më të thellë
Edhe më sekrete të shpirtit …
Kurrë nuk thash sa shumë të dua ty.

Një kafe turke agjë më tepër..
E pinim atë natë,mbrëmje me ty
E magjin e zemrës ta hapja,
Ndërgjejen tonë e ndezi në kujtime.

Pran liqenit hëna na shoqëronte.
Terrin natës ja largojmë me sy.
Në ftyra tona t’qeshura si kristali.
Duke shuajtur etjen në ato yje nate ..

Kafe e pinim duke u parë syqeshur
Ca fjalë i flisnim sa kujtime….
Sytë tanë shpërthyen në dritë
Me vargje të bukura më lexoje poezi.

Motiv ne të dy ishim atë natë..
T’shuajm etjen për çdo pikë malli
Si shpirti mes ëndrash në mes të natës
Udhëtar i vargut dhe ëndërrimeve të mia.

Kohën ikur s`do e ktheja dot pas
Por udhën ikje ,do ta bëja me ty,
Ku do të gjesh dashurine time..
Të ruajtur vetëm për ty n’zemrën time!

Seli Murati
9,02,2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.