DIEII QË PËRENDON TË PREK NË SHPIRT
Ti kohë si det i thellë me brenga plot
Pas reve fshehur ti vret ngadalë
Dëshirat i hap plagë nëpër yje natë..
Më shpirt shumë kohë rin zgjuar!
Zjarr digjesh, pa i kapur dëshirat …
Në strehen e lumturisë ti fal dhimbjet…
Si rrezja e diellit qepallët të gjata të ulen
Pluhuri i pandemisë mos më hyj në sy.
Ti kohe kalimtare udhë pa kthim..
Diell që përendon të prek në shpirt
Mendimet mi tret nëpër kujtime..
Netëve dergjesh ngadal me sy malli
Vjedhurazi hyn në ëndrrat e mia.
E gjysma e shpirtit shkoj me ty,
Ikja jote e shpejtë e dëshpëruar
Si qielli blu me plotë ngjyra..
Me vargje poezie heshtur me flet !
Eh, Ti kohë qe ikën aq shpejt…!
Me nota tinguj zemrën më pëshpërit
Si ngushëllim ma mban larg errësirën
Kohës tja prek shpirtin ti bëhem rob i saj.
Si drita e hënës shpirtin ma ndriçon
E Yjet nëper errësirë do vezullojn
Koha e errësirën do të kristalizoj,
E buzëqeshje t’ëmbël do na dhuron.!
19.2.2021
Seli Murati
“””””””””””””””
E vetmja
Qerpikët e njomur, i prekte
loti i natës, zbërthente
sytë tanë ,të ngrysura në ëndërrime
shpirti si tallaz deti po ngrë
të vetmen magji jete ma dhurojnë…!
Sytë e tu ,mbushur mes mallit
diegur dhe heshtur më vrasin
kohës, shpërtheve, si një pranverë
e vonuar çelëm, trëndafilat!
E vetmja simfoni… që na bashkon.
Seli Murati
4.3.2021