20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Seli Murati

Brënda heshtjes !…
Sytë e tu.
Shpirti, i dashuruar në motiv
të jetës time!…
Një pikë loti i pa tharë mbeti
në buzë!…
Pa përkëdheljen sonte
mbeta jetim
tek fjala jote, dhimbje
ndjenjash, pak!…
Pak dritë nga sytë e tu
lotin të fsheh
zemrës tënde …, të qëndroj
ngrohtë
si pranverë më dhuro… aromat
Brënda dhimbjes!… Fjala.
Ku janë sytë e tu… vështrimet
e ngrohta fjala
e shprehur, e mrekullisë?…
Më thoshje…
por jo vetmive. Kjo vetmia sonte
më mundon
mbi sytë e tu po lija… humbur
zemra, buzëqeshja jote
po lundron mallit tim,
Mbi buzët e tua?… Tortura frymëmarrjesh
zbuloja
heshtjet e tua, pa emocioni.
Fuqishëm
si një dhuratë e dëshpërimit
loti i dashurisë
trukonte… dhimbjet, s’i njihja
i ndjeva, mbi sytë tu!…
Pak dritë rrezatonin këtë natë
Shpirti… i reckosur
pikturave të tua, dehur sërish
qëndron
në sytë e mi po lije ditarin e pikave
të shiut, buzëve
lagur edhe aty, në një buzëqeshje
merr pamje, fytyra jote
si rrezet e diellit, si yjet e natës më rrëmbenin
botën!… Ëngjellore
sikur ta gjej… mbrojtesin time?…
Aty kërkoja, dashuritë e tua, i dua
ndryshimeve..,
më prek. Më prek!… Heshtjen më prek
dhe dhimbjen
ndjej ,bukurive falur, prej syve të tu.
Aty, po fle, pa mendime
prandaj udhëtoj,… kaq shumë
të dua dhe shfletoj!…
Dhimbjen, shfletoj… ditët,të kaluarën
në lot gëzimi
më mbushje prandaj ngjyej
penën e dhimbjes
mbi bojë!… Nuk mbretëron
ndjenja dhe heshtja?…
Buza jote e shuar etjesh, mbi petale
e një shpirti
mes dallgësh, deti yt, valë ikur
e mbyllur
shpirtit që ngrin, mes heshtjesh
qëndronin
dhe brengat, mbysnin. .. zërin tim!…
Mere zërin tim
dhe kthjelloje mbi dhimbjet, t’ mos shijoj
dhimbje… të kthjellët
nuk njoha, mbi dashurinë e larë
me dielli, rrufetë
humbasin prandaj, mos akuzo.
pak dritë
pak dritë dhuronin… sytë e tu
s’ja fal askujt
veçse prehjen me të mire nuk do gjejnë!… Askund.
Seli Murati
29,4.2020
“””””””””””””May be an image of 1 person, hair dhe text that says 'GOLDEN CERTIFICATE Seli Murati Acadomy WoddLitcrsture Literature We grant you the international GOLD CERTIFICATE to promote literature in the world TourTis Trandafi Sîmpetru Senator the Word Union Poets Nermina Adžovi Mustagrudic Mustagru Vice President of the World Poets Association'
Varur shpresën në degë durimi
Si gjethja e kuqe e vjeshtës
Pranvera sot lule çelur me plot ngjyra
Era nëpër muzgje me petale të kuqe
Varur shpresën në degë durimi.
Me njëmijë heshtje sa largë syve
Shpirti i brengosur si një nimfë deti ,
Rreth e qarkë vështroj me shikim të vrarë
Era e marrosur minutat m’i bën orë.
Kujtimet mbi qerpikë të syrit
Si një lot i këputur,mbi buzë të bien,
Si gjethet vjeshte që shkunden nga pema
Pranverë ngushëllim më je bërë sot.
Shpirti flakë përvëluese nëpër stinët e kohës
Sa herë qe mendon se jeta të buzëqesh
Kjo pandemi jete veten ta dënon …ti vuan,
Si loti tharë nga rrezja e diellit me një zhgënim vajton.
Ti pandemi coronëvirusi e lënduar
Shpitin si stinë pa emër peng mban
Si vesa e mëngjesit ,flake pandemin
Me aromë pranverore Diell më ri
Të më rinojë bukurinë e shpirtit.
Seli Murati
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.