“”””””””””””””””””
Një gotë vere dashurije .
Një gotë vere dashurije
u bëre dritë mëngjesi e jetës sime
larg teje në thellësinë e shpirtit ndjeva etje …
vendose dorën në buzë
që të ndjesh puthjet e mia
ndjeje zemrën sa fort rreh nga daahuria.
Brenda kësaj gote vere,zemrës i jep zjarr
ka pak shpirt, natën dhe ditën,
preke trupin tek drithëron
vështroje syrin ai për ty loton
Me një gotë vere dashurije
Ti udhëton brënda shpirtit
mbi buzën e mallit, besnike qëndron
e dua një puthje nga ti
e dua ni prekje ,me duar e tua ..
e dua fjalën kur më the të dua
Me një gotë vere dashurije
më pyete mua të them ah..
shpirt sa më mungon
dua të mbulohem,nga puthjet e tua
dua të më duash vetëm mua.
Edhe sikur të vdes në krahët e tua
ti një tjetrës do ti thuash të dua
Duaje fort..se kështu qenka shkru
ti me një tjetër me u dashuruar
dhe un gjithmon me një gotë vere dashurije
duke ngushëlluar .
Seli Murati
6.06.2021