23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Seli Murati

Dikush

Dikush do të kthehet si një rrahje zemre,
thjesht është larguar nga jeta jote.
Dikush do të kthehet për të konsumuar edhe pak zemrën dhe më pas do të iki sërish.
Dikush do të kthehet për të të vjedhur një buzqeshje apo edhe një lot të fundit.
Dikush do të kthehet për të të thënë se pa ty ndihet më mirë, i shtyrë nga krenaria e tepërt ,
edhe pse me të vërtetë është duke vdekur përbrenda.
Dikush do të kthehet për të të thënë se të ka dashur, por tani jo më.
Dikush do të kthehet për një përqafim,
sepse ai e di mirë se ngrohtësinë që buron,
mund t’ja japësh vetëm ti.
Dikush do të kthehet për të të fyer,
por ti e qetë dhe indiferente si gjithmonë,
do ja hedhësh pa problem.
Dikush do të kthehet për të të kërkuar falje,
kërkon që ti hapësh sërish dyert e zemrës tënde,
sepse e ka kuptuar se pa ty nuk mund të eci përpara,
se pa ty jeta është e vrenjtur si një re e zezë,
dhe ti, atë moment, çdo bësh…?Mund të jetë një imazh i teksti

Seli Murati

17.1.2022

“””””””””””””””

KUR SEZONI TJETËR TË VIJË
Si flokët e dëborës bie
lehtas, mbi qerpikët e tu ndjej
aromën dhe vështrimin tënd
si rrëshqet, lehtas, mollëzës
së skuqur, nga dashuria, të ftohtin…?
Përkëdhel mbi faqet e tua prush
Bardhësinë gjeta, si vello e hedhur
nusërie, kjo bardhësi, më mbledh
dhe po më shtyp,vëllimi yt?
Si topa bore derdhet, mbi mua
hedh… dëshirat dhe mbledh
përplasjet, brigjeve të shpirtit,
aty po lë, gjurmët? Përjetësi
melankolie si një dhuratë
e shpirtit…lulja e njomë, rrëshqet
mbi krahët e tu po mbyll
shtrënguar si ëngjëll, të formojë
jo si topat e borës, në ngrohtësit
e dritës, shkrij, për t’u rikthyer
me sezonin tjetër… të bardhësisë
rikthehem, sërish.

Seli Murati

“”””””””””””

Ajo
Ajo me shkëlqimin e ngrohtë
përreth saj sjell dritë.
Ajo preferon të jetë një zjarr flakërues
sesa një qiri që errësohet; duke ndezur
gjithmonë zjarrin në shpirtin e saj
që nuk mund të shuhej kurrë.”

Seli Murati

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.