11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Seli Murati

Mjellma e liqenit

Ai shikimi ëmbël vjen netëve pagjumë,
Fshehur nën qerpik ndalet në cep të buzëve,
Bëhem Mjelm Liqeni se të dua shumë
Në shpirtin tim të pastër ruaj një sekret
Shkëlqim i jep syrit, zemrës kur i flet.
Nëpër valë liqeni noton ëndrra ime
Me krah të lehtë malli aty shkrihet,
Në dritën e hënës mbyll sytë me të pa.
Në mëngjes pikë vese buzën me të fresku
Unë Mjellma e Liqenit me valët dashuru.

Seli Murati

7.07.2022

“””””””””””

Kur mendimi të informon dhurimin tuaj,
ju personalisht e përjetoni lehtësinë e të qenit.
Kur jeni e,i lidhur me Shpirtin dhe dëgjoni Vetë tuaj të Lartë, ju jeni një dritë e ndritshme në këtë planet.
Nëse është koha të pranoni se diçka ka vdekur dhe nuk po kthehet,
pavarësisht se sa shumë përpiqeni t’i jepni përsëri jetë.
Përqafoni fillimin e ri të maskuar në këtë fund dhe vazhdoni përpara.

Seli Murati

17.5.2022

“””””””””””

DASHURIA TË NGJAN TY
E zgjuar ëndrra, si zjarr më ndezi,
erërat e stinës shkundën
sytë e mi?… Shkëlqyen dhe gëzimi
hidhte shikimet mbi ngjyrat e detit
shpirt të ndjej, si një freski.
Si një freski dhe fjala e belbëzuar
më kthehej dhe bëhet poezi!…
Dëshira e zjarrtë, lagur me vesë mëngjesi
mbetem, ikur gjumit, mund të tretem.
O dashuri e pa rrëfyer, shkëlqimit
si rrezja e parë mbi vesë
të kërkoj, tej horizontit aty ku ngjyrat
shkrihen në zjarr-akull mbi joshje
emocionesh, heshtja më flet ashtu
si ngjyrat e stinëve në dashuri
po gjallëron, ashtu si Ti, jo mes momentit.
Agimeve të zjarrta zbërthej… natën
largë teje mallin e shpirtit më tret dhe
përmbush, netëve të gjata, përqafimin!…
Ua fala yjeve, të ndalojnë dhe aty
mes yjeve, kërkoj të marr gjithësinë
pran meje, në dritë të syriit më qendron!…
Si frymëmarrje, më lidhe natën me ditën!…
Mbi qendrim.
O poezi që lind, agimet, plot ngjyra
m’i rikthen në kujtime, ëndrra, merr udhë dhe!…
Syri, mbyll qepallat dhe fsheh, mërzinë
kur e ujisin, të mos thahet si një lule
në kopsht, nga të shumta mendime
shpirtin, na rrudhën si një grimcë shprese ndez
rrezet, në agim.

Strehuar në brendinë… e shpirtit

ëndrra fle kur takohet perëndimi dhe

lindja?…Më zbërthen dhe shoh

sytë e tu, plot dritë më puthin, ndjenjat

e dashurisë, në heshtje, ndjej!…

Fjalët, mbi sytë e tu një pikturë në mijëra ngjyra

jetoj!…Mbi dëshirat, e zbërthyer mbaj për ty!…

Çdo aromë dashurie dhe buzëqeshje

mëngjesi o diell që më ngroh!…

Dhe ëndrrat mes dritës i zbërthej dhe

dashurisë time, ëndrra, që nuk gabonë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.