13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

 Selvete Abdullahu

    Porosia qiellore.

Po këndon qyqja në qatitë tona

E nuk e dimë ku do t’a bëjë ndalesën

Sa pritjet do të rriten e zymtohen

Me numrat e shifëruar luhet sot

As lule dëborat nuk e kanë më formën

Në stinën e lulëzuar vera nuk po vjen

Se ftohët mbretëron në shpirtrat e trazuar

E prehje askund s’mund të gjejmë

Me luhatjet e kohës s’e dimë çka n’a pret

E presim e vëzhgojmë çdo çast si do të jetë

Pa planet afatgjate

Ditë e nesërme në fatin tonë

Krejtë të ndrydhura në shpirtin që mëkaton

Lutemi

E lutemi sa nuk jemi lutur qe sa vjetë

Të jemi nesër gjallë

E të harrojmë se dje ishim në luhajë

Madje të harrojmë të lutemi përsëri

Se vala u largua nga e jona shtëpi

Pas perdës së zezë

Nuk dua të shoh fëmijët duke qajtë

Pranoj të mos jem aty

As kur thirret mbi minaret

E as kur bien këmbanat e qytetit në zi

Qofsha larg

Aq largë sa nuk arrijë dot t’i ndijë

E gjithë kjo katrahurë ka një histori

E shkruar brenda qiellit me një biografi

Është ndëshkim i frikshëm kohe

I veshur në petkun e ri

Se njeriu duhet t’a shoh tjetrin

Vetëm si Njeri

 Selvete Abdullahu

    04.04.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.