DASHURIA FALË
Të pyeta njëherë
A janë gabimet e mia
Më të mëdha
Se dashuria jote
Për mua
E ti heshte
Edhe pse dhembja
Zemrën ma shtrëngoi
Me heshtjen tënde
Unë e kuptova
Se unë duhet të largohem
Përgjithmonë
Sepse jeta më mësoi
Dashuria falë e nuk hesht !
SK, 02.12.2022 Prishtinë
“”””””””””””””””””””””””””””
DO TË HARROJ TY
Dua ta mbyllë
Portën e zemrës sime
Por njëherë më duhet
Të nxjerrë jasht ty
Që më nuk më lumturon dot
E mua koha nuk më ecën
Pa një “Natën e mirë” tënden
Nata s’ka magji
Andaj, do të harroj ty
Që fjalët të mungojnë
E zemrat të teprojnë
E kur të mbyllet ajo portë
Dalëngadalë do të zbehet
Kujtimi për ty
Ti që mendon
Se unë jam fëmijë
SK, 25.11.2022, Prishtinë