12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Selvije Kadriu

SA LARG JEMI

Sa larg jemi
E sa afër të kam
Dorën tënde e ndjej
Në krahun tim
Frymëmarrjen afër
Veshit tim
Derisa buzët tua
Më puthin ngadalë
E zemra thua se
Do të ndalë
I lutem Zotit kjo
Të zgjasë gjatë
Qoftë edhe në ëndërr
Nuk dua ta mendoj
Sa larg jemi unë e ti
Pasi një e di
Unë të kam
Në zemër ty

SK, 22.07.2022, Krilevë, Kamenicë

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””E falënderoj Z. Ilmi Dervishi poet dhe shkrimtar nga Tirana, për këtë analizë dhe vlerësim kaq të bukur të poezive të mia nga libri im i parë , i shkruar gjatë viteve 1980-1982, i botuar me vonesë në vitin 2003! Respekt shumë!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Ky ” Shiu i mengjezit” qe me beri te shijoj kafen e mengjezi
Nga ILMI DERVISHI.
PROLOG…
Me ka rastis disa here ne vitet 1970 -1980 kur duhej gati 1 ore rruge ne kembe per te shkua te puna, dhe ne mengjez ndeznim radion, (s kishim tv,) e radio krahas muzikes se bukur cdo 5 minuta spikeri tregonte oren e sakt, (pak veta kishin ore), dhe kur dilja nga shtepia gjithe rruges fyshkelleja ose kendoja kengen e fundit qe degjoja. me vone te puna pas viteve 2000, e shijoja kafen e mengjezit me shtypin e dites, por ja qe tani po me shijon kafja e mengjezit dhe kur kam ne dore ndonje liber, vecanrisht me poezi.
Keshtu me ndodhi keto dite, nje mengjez qe kafja me shijoj vertet shume duke lexuar poezi nga libri ” Shiu i mengjezit” i poetes nga Prishtina Selvije Kadriu .
Poezia e saj eshte nje shperthim i brendshem , biles i fuqishem , me nje varg sa konciz e meditativ aq dhe filozofik ,i kursyer ne fjale por me shume mendim.
“Neper ju pershkohem
Me qetsine time
Sa t ju bej te vershoni
si lumenjet
Vargje nga poezia” Vargjet e mia.”
Poetja Selvije Kadriu,, i shkruan poezit e saj, te dala nga shpirti plot frymezim , vargje qe lexuesit i jep krah fantazise se tij.
Poezia vjen ne laboratorin krijues te autores, vjen si ngacmim i nje ndjenje qe duhet shkruar, e here here…” Duke kaluar, muret e dhimbjes”
Ne krijimet e saj si “Heshtja e valles” vjen sinje trillim i bukur artistik, me vargje…
” Ti s ma di dot plagen
E neteve qe vijne
Me pulbardhat e detit…”
“Ti je shkembi i kohes, i drejtohet poetja heshtjes se gjyshit, lahuta pushon,…” po kenga s do harrohet moteve”. E ky shkemb i heshtur sa me shume kalojne vitet me teper shkelqim merr, me shume krenari .
Poezit ” Largesia e afersise”, “Bote intime” ” Me teper se engjej” apo poezit ” Lotet e gurezuar” ” Dashuri si det” jan jo vetem te shkruara bukur por me nje gjetje te bukur artisike, me mesazh dhe shkruar me art.
Epilog…
Do me pelqente te filozofoja duke lexuar keto poezi qe vertet me dhane kenaqesin e leximit dhe shijen e kafes ne kete mengjez, por duke i uruar suksese do e mbyll me nje poezi te poetes Selvije Vllasi Kadriu, me ate poezi qe vet ajo e ka titulluar
” EPILOG”
Keto vargje
Pa strehim
Tuf gezimesh dhe lotesh
Hyren ne romanin tim
pjese e nje tragjedie.
“””””””””””””””””””””””

I VEÇANTË PËR MUA
Kaq shumë e doja
Takimin me ty
Të përqafova disa herë
Të rrahurat e zemrës
Ti ndjeva
Kaq i mirë je
I pastër si loti
Të putha disa herë
I shikova ata sy
Të thellë si nata e qetë
Kur Hëna bën dritë
E unë i adhuroj ata sy
Të adhuroj ty
Që ke afêr
Atë që zemra ime
E do pa kufi
SK 15.07.2022, Prishtinë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.