25.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Serjan Cacaj

SIMETRIA JOTE

Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person

Sa hijshëm qëndrojnë ato në simetri,
mendja jote ndritur, dhe trupi si selvi.
Përherë na ke falur të bukura poezi,
mbushur gjithë artë dhe filozofi.
Oh sa kthjellët dalin, idetë gjithë dritë,
shkruar nga zëmra, me shpirtë vaditë.
Si gurrë e pa shterur, je talent i gjallë,
lartëson nivelin, energjike e paparë.
Bashkohen estreme, në një trup peri,
mendja pjellore, spërkat me mënçuri.
Aty e ka strehzën, bukuri e rrallë,
e shikon e thua, mos jam në ëndërr vallë.
Balli ndrin si bora, dhëmbët si inxhi,
buzëqeshja e çiltër, gjithë bota aty.
Yje që shkëlqejnë, ndjellës ata sy,
njerëzisë i falin, vetëm ëmbëlsi.
Nuk ndodh shpesh, të puqen të dyja,
një mëndje e shquar, aty dhe bukuria.
Ca mëndje hazdisura, është vërtë çudi,
harrojnë krijimtarinë, po s’pati fotografi.

Uroj të jesh e gëzuar, në këtë vit të Ri,

krijuse brilante, dhe në dymijë e njëzet e dy.

“”””””””””””””””””””””

KSHILLA PER TE SHKRUAR
*Te shkruash eshte nje gje e veshtire dhe kerkon shume djers nga sa mendohet:
– te imponon vetmine dhe vecimin,
– te krijon andralla dhe fiksime ne koke qe s’te ndahen kollaj.
Librat voluminoz, kerkojne nje qendres e disipline te larte, nje pune e perafert me ate te tezgjaisteve, qe thurin zixhade me fije shume ngjyreshe, ku punohet se prapthi, me shume durim, thys mbas thyse duke patur kujdes imtesit qe te mos bien ne sy nyjet, e qe vleresohet vetem kur mbaron puna, hidhet dhe thileja e fundit.
Ne qofte se keto duan, sidomos ivestim te madh pune, shkrimet e shkurtera duan frymezim, aty duket gjithcka, asgje nuk duhet te mungoje e as te teperoje qe, po ti neneshtrohet teper korigjimeve, zbeh ate fllad te fresket qe pritet te percoj. Eshte si te gjuash ne shenje, gje qe kerkon instikte, praktik e saktèsi, tè llogaritèsh mirè forcèn , largèsin e shpejtèsinè. Nje fushe e veshtire qe jo kushdo i afrohet.
Mos pushoni së lexuari, kjo është e vetmja shkollë leximi.
Lexoni vetëm shkrimtarë gjeni, që nga Homeri tek Debord, të gjithë shkrimtarët e mëdhenj.
Pëlqeni vetminë, do t’ua kthej borxhin njëqind fish. « Të jesh një hero dhe një shënjtor për veten tënde » (Baudelaire), është ende e vlefshme dhe gjithnjë e më e zjarrtë, heroike dhe e shenjtë. Por kjo s’duhet t’ju pengojë të jeni i hareshëm, nëse i tillë është temperamenti juaj. Vetmia është brenda jush, por jo në sjelljen tuaj.
Kini sensin e së vërtetës, respektojeni atë me frikë dhe drithërima në çdo fjalë të shkruar në letër (lexoni Kafkan). Mos mendoni për pastajën (botimi, fama, televizioni, etj). Qëndroni rreptësisht brenda fjalive tuaja (fshini shumë, asgjë s’ju ngut, koha e shkrimit nuk është ajo e botës). Mos ia filloni me një roman autobiografik (gati e pamundur që të mos dështosh). Nëse vërtet doni të flisni për veten tuaj, përshkruani me ndershmëri absolute një përvojë të brendshme.
Mos shkruani kurrë një fjali për të shitur mend, nëse brenda jush e dini se është e rreme. Por nëse është e vërtetë, gjithçka është e lejuar, thjesht çështje zgjedhjeje retorike. Kemi të drejtë të gabojmë, por është vetëvrasëse që të gënjesh veten, (sa më shumë gjeni të kemi lexuar, aq më pak do të na ndodhë kjo).
Kini sensin e fisnikërisë. Sovraniteti juaj i padukshëm nuk do të pushojë më së shpalosuri, duhet të jeni të denjë për të, në çdo çast. Flakni tutje çdo shpirtngushtësi, çdo poshtërsi, çdo shije të keqe ideologjike (racizëm, antisemitizëm, militantizëm të majtë dhe të djathtë).
Përçmojeni lavdinë, ju s’keni nevojë për këto, për të qenë ai që jeni. Në rast të kundërt, ju s’jeni ai që hiqeni. Mos e krahasoni veten me asnjë bashkëkohës. T’i përfytyrosh vetes ca rivalë, do të thotë të kesh dështuar tashmë.
Këshilla e fundit : mos dëgjoni asnjë këshillë. Të mirat, ushtrojini me intuitë. Të këqijat, përçmojini qysh në fillim
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.