10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Servete Elezi

I dashur,,,

se sa më deshe se di

po sa te desha as ti se di

me siguri.

Tani shkelqimet jam zbehur

veç bardhe e zi

tjetër gjë s’kanē veshur

enderrat kanē hyrē nē vallen e jetēs

krejt çakërdisur.

Unë rend fytyrēzbehur

shoh si lisat janë zvogēluar

lëndinat janë fshehur

krojet janē tharē

hijet i kanē marrē stuhitë

koha sa fort djeg.

I dashur se di nē, ti je në mënd

por unē tē betohem , jam çmënd

gjithçka ka humbur

nuk gjeta as vendin e puthjes së parë

po kēshtu përfshirë dhembjeve

po pres tē fundit!

Seel

“”””””””””

Të lutem

Më ndje në pranverê

Aty, vi shpirtzvarrë

O ti ,frymë qê dhomëzat e shpirtit

Mi le bosh

E thirrjet e heshtuna kumbojnë randê

Ku veç vetvetes i bzajnê!

Të lutem,,

Më thirr pranverave

O ti ,shtegëtar dashurie

Mallit ,pëplasem

Kohës së mbetun

Copat ,mbledh krejt ngratë

Shpirtin vë në shtrat anestezie

Lidh fijet

Deri në ardhje,,!

Seel

“””””””””

Nuk mbaj mënd sa kohë ka kaluar
Qysh atëher
Se di sa stuhi , shpirtin trazuan
Qysh atē pranver…!
Di se në kalë të fuqishëm
U shëndërrova
Të mbart mallin me të cilin
Viteve brodha!
Se di mê se kush jam?,
e c’fuqi shpirtin më mban
As sa vite ikën ngarkuar ,,,
Di se jam udhëtari/ kalë,
mbushur me mall,
kêrkoj,,
njê vend për tê zbarkuar!

Pushtues do kthehem pastaj….!

Seel

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.