14.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Seti Pezaku Vladi

BIJA E ILIRISË
( TEUTA )L'immagine può contenere: 1 persona
(Nga libri “Kuja e laureshës”)
I thjeshtë piedestali ku ngrihesh statujë
Pa kulla e bedena, sinjale madhështie,
Je legjendë shekujsh me fitore pa bujë
Me jehonë krojesh e plisash Ilirije.
Drini e Buna fytyrën të lanin
Pasqyrë kishe liqenin kaltërsi,
Lulet për ty aromën shpërndanin
Se ti vetë ishe nektar e dashuri.
Nimfë e detit me uniformë ushtare
Rozafa mbi shkëmb ta shkroi historinë,
Me shpatën në dorë, mburoj’ e përkrenare
Nga Dyrrahu i lashtë vështron Ilirinë.
Shikon detin e trazuar ku ti fluturoje
Përpara kishe më të madhen lubi,
Mbi valët e errëta e të egra luftoje
Me ulkonjën romake, perandori.
Shikon betejat ku munde Epirin
Dhe Korkyrës flotën në flakë ia dogje,
Me neveri shikon Dhimitër faqenxirin
Shiti Ilirinë me tradhëti të pashoqe.
Si oshëtimë malesh, Mbretëresha Teutë,
Në fronin e tretë mbretërove Ti,
Ilirinë në zemër flamur e vutë
Nga Gjiri i Ambrakisë, Liburnët në veri.
Zemra jote me plagë shtizash gatuar
Me copa deti e qielli Ilirie,
Me pllaka çeliku anijesh copëtuar
Me trumpeta fitoresh e qeshje fëmije.
U gatove me këngët në festat e gëzimit
Me dashuritë e popullit nën lulet e mollës,
Me thirrjet mbi dyrekë anijesh t’luftimit
Me shirat, furtunat e reshjet e dëborës.
Të rriti Iliria me diell perëndie
Ti yll i largët që ndrin gjithmonë,
Një melodi lahute, kreshento simfonie
Film epope i gjenetikës sonë.
@seti pezaku vladi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.