17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Seti Pezaku Vladi

SI KRISMA E NJË PUSHKE

(Nga libri “Ishull emocionesh”).

Sa shpejt ikin ditët
Si krismat e një pushke!
Ikin vitet
Si oshëtima stadiumi në fitore.
Ikën jeta
Si gjethe pemësh nëpër vjeshta.
Ne,
Pa e kuptuar,
Marramenthi
Vrapojmë të gëzuar.
Gëzimi
Derdhet në korsitë e jetës.
Djersa pikon,
Bima çel e korret,
Përsëri ne
Në marramendje jetojmë
Në të sotmen e djeshme,
Në të nesërmen e sotme,
Në fund,
Një shkop në dorë,
I vetmi që do na përcjellë
Rrugës së fundme.
Një jetë
Konvertuar
Me një shkop në dorë.

@seti pezaku vladi

30/10/2018

“”””””””””””””””””

TI DHE ËNDRRA
(Nga libri “Kuja e laureshës”)
Ëndrra e trëndafiltë,
Degëz pranvere
Në kopshtin e yjeve shkëputur,
Larë me shi dielli
E valë deti
Me buzëqeshje harkylberi,
Një rrufe kobzezë
Nga buzët e reve përplasur
Tërthorazi zbret,
Shtegun flakon,
Shkëmbin thërmon
Rrugën zenë.
Verbuar nëpër shtëllunga tymi,
Humbet
Si treni në mjegullnajë…,
Ajo
Bisht rrufeje
Degdisur nëpër re,
Ti
Lis i tharë
Me ëndrrën e trëndafiltë
Vrarë.

@seti pezaku vladi

23 /10/ 2016

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.