30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Seti Pezaku Vladi

AFSH PËRQAFIMI
Më vizatohesh farfurimë penelate
adoleshencë,
në fluturim drejt enigmës,
nëpër shtigje hënëzash,
dritën prej teje marrë.
Ah, fluturimi yt si era,
sa një trokitje porte!
Vjen dhe ikën dallgë e bardhë pranvere,
zemrën trëndafil ke lënë në duart e mia
të tringëllojë për ty.
Mbive filiz i sythit fëminor,
çele blerim,
afsh përqafimi në kopshtin tim
me flatra iluzionesh mbjell
për të korrat e vonshme.
@seti pezaku vladi
***
EPIKË
Malet alpine ndezin zjarret e yjeve
e bien në heshtje legjendash.
Mëngjeseve maja zgjon majën,
zambakët mbi gur çelin sytë e gjumit,
luginat veshur me bardhësi tymnajash,
njëra pas tjetrës
shkojnë në dasmën e Mujit.
 @seti pezaku vladi
***
NDOSHTA
Pa e ndjerë,
nëpër gjumë të zgjuar
na tërheq lëmshi i viteve përpara,
treten prapa kujtimet.
Dy kahe të kundërta pafundësie
horizonte tymnajash ndarë
Ndoshta,
ndonjë enigmë hyjnore na bashkon,
bëhemi erë të çelim sythe pranverash,
bëhemi pika vese me shi dielli
kthyer në kolore ylberësh
të mallshëm përqafuar.
Ndoshta…, ndoshta…,
bëhemi edhe pluhur hëne!
  @seti pezaku vladi
          8/02/2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.