Kur jemi shëndosh e mirë
Për shëndetin s’mendojmë fare
Po,kur dhimbjet paraqiten
Të shqetësuar,kërkojmë qare !
Shëndetin tonë dhimbjet e përshkojnë
Nga reuma,të ftohtit e puna e rëndë
Unë kur isha i ri,fare s’mendoja
Tash më dhemb trupi,e boshti kurrizor!
Mosha e shtyrë,qenka e rëndë
I kërkoj ndihmë fizioterapeutit.
Në cdo seancë,më pyet si ndihem
Terapinë fillon,dhe më jep kurajo !
Puna dhe sjellja e Besartit më lumturon
Ai, pa pushim pranon e përcjell klient
Ju jep këshilla,me terapi ua letëson dhimbjet
Shpirtërisht lehtësohet,kur ata ndihen mirë!
Shaban V. Emini
“”””””””””””””””
Malet tona kreshnike
Deri lartë në SHËN ILI
Të mos I lëmë nën dhundrrën armike
Atje të valojë flamuri kuq e Zi .
Amanet nga të parët tanë
Të mos I harrojmë kurrë ato troje
Le ta mbrojmë tonon vatan
Atje si shkëmbë të qëndrojmë roje .
Autor ; Shaban V. Emini 18-11-2020
“””””””””””””””””””””””
Ruaje ket vatan
Ktheje si ma parë
Se për gjunah të Zotit
Shkret e paskan lanë .
Sa herë dal me i vizitu
Loti në qerpik më është ngri
Si janë rrënu e shkret kan mbet
Nuk kalon më aty as njeri .
E mbaj mend unë të kaluaren
Në dasma e gëzime jehon kënga e tupani
Gjemon pushka në ato lugje e male
Armiku e kishte friken m”u afëru nuk guxon .