13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Shaban V. Emini

PËR NËNAT TONA

Kohën e shkuar ndër vite
Si sot e mbaj mend
Kur afroheshim rreth dritares
Dhe shikonim nga jashtë!
I kujtoj dimrat e atëhershëm
Me shumë borë dhe acar
Para syshë m’rrinë nënat
Me gjitha punët t’u marrë!
Shumëherë gjatë ditës
Te kroi i lagjes shkonin
Me knata në duar
Ujë duke bartur!
Të lodhura nga punët
Nëpër borë dhe acar
Te kroni grumbulloheshin
Përshpëritshin ca fjalë!
Me fëmijët afër
Dukeshin të lumtura
Buzagaz duke qeshur
Gjithmonë qëndronin nënat!…

Shaban V. Emini

“”””””””””””””””

MALLI I PA SHUAR
Ja erdhi edhe kjo vjeshtë me shi
E malli për ty baba nuk shuhet
Jeta nuk është e bukur pa ty
Tani cdo gjë vetëm në kujtime ruhet .
Që nga ora që u mbyllën sytë e tu
Bosh e le ketë shpirtin tim
Krejtë pa pritur I ri ,ti ike ashtu
Ike e na le mbrapa plot trishtimë .
Bujari e ndershmëri ti mbajte lartë
Ashtu si doje dhe ti gjithmonë
Kështu një pjesë tënde me vete bartë
Kështu dhe ti mes nesh rronë .

Shaban V. Emini

“”””””””””””””””””

SYTË E MI
Reflektimi i syve t’mi,
Sytë e tu i ngacmoj
Shikimit të përqëndrua
Shkëndijat ja trazoj!
Mes fjalëve të përshpëritura
Pamja mendjen na turbulloi
Sy shigjetë sytë pershkohen
Dashurisë i dhanë hov!
Fati jonë ashtu qe shkruar
Të jetojmë larg njëri tjetrit
Shpresa sikur vdes e fundit
Një ditë zemrat dot bashkohen!…

Shaban V. Emini

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.