2.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

 Shahistët janë njerëz pasionant

Nga Stiljan DEDJA

 

 

 

 

 Shahistët janë njerëz pasionant

 

Gjithmon kam menduar që : shahistët janë njerëz pasionant deri në të “sëmurë” apo dhe ekspresivë, me ta mund të rrihesh kur te duash në çdo moment. Mua qysh i vogël më ka pëlqyer shahu, por nuk arrita të mësoj të luaj mirë asnjëherë dhe nuk mu bë ndonjëherë pasion . Kur mundesha nxehesha dhe i prishja gurët në gjaknxehtësi. Ama! Kur fitoja përshkohesha nga një gëzim si ai i “parajsës” dhe nga një “krenari e madhe”, e cila më bënte të mburresha dhe fryhesha si gjel deti, ndërsa shoku që mundesh, ishte gati të më godiste, sepse atij i ishte cënuar “krenaria dhe dinjiteti”.Them që janë edhe të “shkalluar”, sepse i shoh disa, që luajn shah,duke tjerrur gjatë nga mëngjezi deri në darkë duke vrarë kohën, duke mos bërë asgjë tjetër. Ata janë shumë të aposionuar dhe të përqëndruar në lojë . Ulurimat dhe të sharat midis tyre dëgjohen deri larg! Çdo njeri që kalon aty mendon se tani plasi grushti ! Të fiksuar pas lojës as që duan t’ia dinë për njerëzit që kalojnë aty afër dhe i shohin. Shpesh herë dilja nga “parku rinia”, parku i qytetit tim për hecje dhe aty shikoja shumë njerëz të vjetër dhe të rinj, që luanin shah dhe domino. Ata uleshin mbi disa kartona dhe mbas mbaronin lojën që zgjaste me orë të tëra, i fshihnin ato me kujdes nëpër pemë për ditën tjetër.Një ditë rastësisht kur po bëja hecje, pash një shokun tim Gonin që po luante shah me një tjetë që nuk e njihja. :-E Goni i thashë besoj se ke fituar !- Goni ktheu kokën nga mua, më shkeli syun dhe kafshoi buzën.E kuptova që kjo fjalë nuk do t’i pëlqente aspak shokut që po luante . Edhe ai ktheu kokën dhe më pa vëngër dhe me inat, i ngacmuar në çdo qelizë të trupit. Ishte gati të më lëshonte ndonjë ofendim apo ndonjë sharje . Shpejtova hapin dhe u largova me shpejtësi. Atë ditë nuk kalova më aty. Kam edhe një mikun tim Astritin nga Vlora që bridhte me shah në dorë përgjat gjith bregut te detit nga “Skela” deri te “uji i ftohte” për të gjetur ndonjë lojtar shahu.

Një herë tjetër e pësova keq, sepse e dija që ata do reagojnë dhe mua më pëlqen të “grricem” me ta.Një ditë po kaloja te sheshi “Piaca del sole” dhe aty te lulishtja që është një kalim i mbuluar me peçikllas disa ngjyrësh, pashë një mikun tim që po luante shah i përqëndruar duke mos më vënë re fare. Ndalova dhe e përshëndeta.Në momentin që do bënte një livzje:- prit i thashë, do të them unë çfar do lëvizësh! Shoku i tij më pa vëngër, i xhindosur u ngrit në këmbë dhe më tha:- o legen! Çfarë do ? Dhe po vinte drejt meje të më godiste . Unë e pash rrezikun dhe fillova të largohesha me shpejtësi dhe ai për çudi vazhdonte të më ndiqte nga mbrapa. Ja futa vrapit pasi e kuptova që ai ishte një njeri i sëmurë dhe aspak normal.Në fakt unë nuk di të luaj fare shah, apo them që di të luajë shumë pak, jam një  lojtar i dobët. Të gjithë mund të më rrahin dhe jo të mësoj të tjerët. Nuk di çfarë emri mund ti vësh këtyre njerëzve që janë gati të kacafyten nqs ti i ndërhyn vetëm në lojë ! Mendoj që janë të “shkalluar”! Do zoti nuk janë të gjithë kështu !

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.