N’kujtesë të demostratave studentore.
Nga libri : Një pikë loti në vargjet e mia
VARGJE KUJTESE
Kujtesa më kthen prapa,
Dekadave të jetës…
Pranvera e marsit ‘81…
Netët pa gjumë…
Atëherë lexoja për rilindasit,
Mbamendje – Fjali… vargje, dhembje për atdhe,
Lexoja vëllezërit Frashëri, Fishtën…
Herë-here m’i sillte një njeri besnik,
Disa gazeta nga Shqipëria…
Si Zëri i Popullit…
Gazeta nga Diaspora… Në orët e vona i lexoja,
Edhe gazetën e vetme në Kosovë,
RILINDJA, që shtypej në Prishtinë.
Dallim shumë i madh në artikuj,
Tiranë – Prishtinë – Diasporë…
Pranvera studentore,
Mars ‘81…
Ne i shihnim nga afër ngjarjet,
Shtypi në Kosovë me censurë shkruante,
Ishte Tirana zyrtare, shpërndante,
Botërisht lajmet e vërteta,
Rreth ngjarjeve në Kosovë…
Shkiet kriminelë, bashkë me ushtri,
Me tanke vërsuleshin si egërsira në studentë,
Për t’i shtypur demonstratat …
Plagosën rëndë shumë të rinj…
Vranë disa demonstrues…
Nënat mallkonin shkiet…
Ishte Radio Tirana që informonte
Drejtë rreth ngjarjeve në Kosovë …
Pastaj, nëpërmjet valëve të Radio Kukësit,
Dëgjonim muzikë patriotike…
Herë-herë edhe ndonjë lajm…
Ah, tokë e bekuar,
Hordhitë çetnike karpatiane,
Kurrë s’të lanë rehat!
Pranverat kujtohen tërë jetën,
Edhe në vargje… çdo muaj mars.
Nga libri im i botuar: NJË PIKË LOTI në vargjet e mia, f.93-
“”””””””””””””””””””””
TË KISHA EDHE NJI JETË
Nga libri: Kujtime
Prej shumë kujtimeve,
Kam shkruar shumë pak,
Për të gjitha ato përjetime,
Nga jeta ime.
Të kisha edhe nji jetë,
Ndoshta do ti përmbledhi,
Në vargjet e mia,
Vujtjet e mia e të popullit tim.
Ajo që më bën krenar gjithë jetën ,
Kam punuar me dashuri ,
Kurrë nuk jam reklamuar ,
Atë, borq i kam pas shpirtit tim.
Sfidat në jetë më kanë kalitur,
Të dua vetën, vendin e lindjes,
Pamvarsisht përjetimeve …
I lumtur për dekadat e ikura,
Dhe, nuk din zemra ime,
Që gjatë gjithë jetës,
Askujt të keqe nuk i kam bërë,
Për këtë jam i lumtur, edhe po të iki,
Këto momente nga kjo botë .
Nga libri : KUJTIME
Autor, Shaip Bllaca