Dikush qesh, dikush qanë
Nga libri: ,, NJERIU MË I FORTË SE GURI ”
Sfida, është nji fjalë jete në të cilat kalon çdo njeri e frymor këtë botë. Prej lindjes secili shpirt që ka ndjenja njerzore sfidohet, jeta për ata që nuk kan ndjenja mendojn që jeta e tyre është e tëra në rregull.! Çdo sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj, dekadë, vite jete, e ndoshta ka njerëz që jetojnë edhe nji shekull, jeta i sprovon: Ka lotë gëzimi, suksese… Ka lotë pikëllimi, lëndohet, herë here rrëzohet, e ngritet përseri në këmbë, që është jetë nga lindja si fëmijë, duke u rritë mësohemi të ecim, deri te ecja çdo fëmijë rrëzohet, lëndohet… ngritet në këmbë, përseri rrëzohet, ngritet… kjo është lajmëtare për jetën e mëtutjeshme…Lindim, rritemi, e në rritje angazhime…Vitet ikin, kujtimet mbetën, si çdo sekondë jete që kalojmë, edhe viteve të jetës tonë i vie fundi të përfundojm e të pushon trupi për t’ u mos u sfiduar më, por askush s’ e ka provuar të kthehet në jetë, të tregoi shpirti gjitha ato sfida jete…mbetët vetëm shpirti në qiell me veprat tona te shkruara e të pa shkruara deri në Ringjallje e cila është e vërtetuar që do të ndodh. Është jeta që, mes lindjes e vdekjes e mbushur me sfida plotë… Jetë me sfida: Dikush qesh e Dikush qanë!
Njeriu më i fortë se guri, Proza
Autor: Shaip Bllaca
“”””””””””””””””””””””
Kujtim, 22 Maj 2017, …
Dy pika loti me dy fjalë zemre.
Lamtumirë mik !
Vërtet kjo është nji jetë kalimtare, neve që ju kemi njohur, do te ju kujtojmë për jetë. Prehu i qetë në amshim. Një ditë të gjithë do të udhëtojm aty ku pushoni ju miku ynë Halil Haxhosaj. !
I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën tënde si krijues letrar, pedagog, veprimtar…i urtë, i respektuar…
Përjetësi mik !
Ju kujton miku juaj Shaip Bllaca Gjilan, 23 maj 2017