Do të të nis me përgëzime.
“”””””””””””””””””””””””””
Për të bërë ca vargje,
Nuk kam pse të pres,
Pastaj brënda vetes,
Diçka më vdes.
Kur unë bëj vargje,
Mbi fletë të bardhë,
Nuk vdes ditë për ditë,
Por vdes më rrallë.
KËSHILLAT QË MË MORËN PAS
Nganjëherë veten e zë për inat,
si të isha gjë e vjetër.
Sa herë që flisja pa takt,
dhe flisja ca më tepër.
Këshillat e prindërve s’i harrova asnjëherë,
prindërit që s’ndjenin të mplakur.
Për mos t’u dukur mbi të tjerë,
duhej të isha më i matur.
Të gjitha stinët e vitit vertetë i dua
Por frymëzime më mbushë vjeshta
Në vjeshtë vargu më rrjedhë si krua
Dhe shkruaj pafund vjersha.
Edhe pranvera penen ma mbanë gjallë
Ditë -netët mi mbushë me frymëzime,
Veç të gjitha stinët ti vë përballë
S’më mbushin frymëzim sa e dashura ime.