10.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Shefik Arifi

PENËN IA THYEN POETIT

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz

E mbyllën poetin si hajdutin në burg
I morën penën e ia thyen copë copë
Lotët nga sytë i rridhnin si shiu çurg
Dhe në shpirtin e vrarë iu hap një gropë.
I dhanë çekan e lopatë të bënte mure shtëpie
-Këto janë për ty,- i thanë duke e sharë
Poeti me zë bërtiti “Oh, pika që s‘ju bie.
Kur i thyeni penën, poetin e keni vrarë
Nën trysnin e xhelatit bëri mure me llaq
Me gjakun e tij shkroj në murë një vargë të lirë
Poeti vdesë po ja thyetë penën, vetëm kaq
Pa penën e poetit bota është plot errësirë.

“”””””””””””””””””””””

HALLEXHIU I SHTIRË
Më erdhi në derë një hallexhi
Nga fjalët s’mu duk burrë dosido
Kam hall të madh, jam në vështirësi
Vendosa ta ndihmoj, domosdo.
U futa brenda, i dhashë atë që deshi
Ia dhashë pa u menduar gjatë
Sa u lumturua, fytyra i buzëqeshi
Dhe si erë iku nëpër natë.
Thashë me vete nuk do t‘më harrojë
Fundja e ndihmova në kohë të vështira
Për çudi nga lypsi asgjë më s‘dëgjoj
Paçka se shumë herë në telefon e thirra.
Drejt tij e nisa edhe një mikun tim
-Të, lutem, nga unë porosin t‘ia dergosh
-Për huadhënësin-kish thënë-kam vlerësim
Por mbrapsht e ktheu duart bosh.

Kaluan njëri pas tjetrit vite të tëra

Dhe s’ma ktheu borxhin kurrë

Mbase u nguta kur zemërgjerë u bëra

Se jo çdokush e meriton emrin “burrë”.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.