E lexova dhe rilexova vëllimin me poezi,”Malli qe s’ka të shuar”,te profesor Myzafer Ramzoti dhe te them té drejtën,më zgjoi. apo me miré të them me ndezi mallin e shuar..Nje vellim me poezi,me plot mall,me plot shpresë,poezi që mbartin force,qe te ripërtërijne.Malli qe s’ka té shuar ekziston te cdo njeri qe ka ndjenjë dashurie,per fëmijët,per të afërmit,për shoket,per miqté,pér rrugét rrugicat,për fémininë e dikurshme,pér cicërimat e tyré si të zogjve…
Malli i poetit ështe akoma më i thellë. I kujtohen léndinat me lule,arat fushat,pyjet e gjelbéruar,i kujtohet rinia shkollore qe gumezhinte si koshere bletésh..
Ne ditèt e sotme malli është pérvëlues.Sidomos per femijét né mërgim.Poeti shkruan se “u lodha duke më marr malli pér ju”. “Pér ju qe jeni dashuria valéshumé..” Sot kushdo e ndjen qé emigrimi është plagé..Kudo shikon prinder té vetémuar qé i mbaj syte cdo dité të pérlotur…Ata i djeg malli..,i. përvélon jo vetém për femijët,por dhe për nipérit e mbesat..Dhe ky mall i dyfishtë nuk ka të shuar..
Poeti shkon edhe mé largé.Edhe té mérguarit ndjejn mallë për vëndlindjen,për atdheun ..Ata punojné e robtohen nè vend té huaj,në perendim ku sic thote poeti”perendimi korruptiv,disa i hedh ne rrugè e disa i ngre larte””. Hedhjes ne rrugé i trémben shumë njërës..Firma te shumta po falimentojné,dhe si rrjedhoj ushtria e të pa puneve po shtohet dita dités..Të mërguarit e duan atdheun e tyre.E duan te zhvilluar,te forté,por fatkeqésishtë ai po vuan prej klasës politike teper të korruptuar… Dhe jeta eshte” beré si terr,nga skutat e mendjes hileqare,mbi muskujt e mpirë té papunesisë “
Por pér poetin ka dhe shprese,ka dhe gezim.
Jetes i kéndohet né cdo kohé…Por dhe ketu kur degjojmè kengé te bukura popullore,se c”ndjejm mall per këngét e dikurshme qe si dallandyshe kapercenin male e fusha.
Nuk dua të largohem nga kjo esse,pa shkruar dy fjale per poeziné “Skenderbegasit” Myzaferi ka qen pedagog ne shkollen ushtarake Skenderbej.Une ekujtoj djalosh te ri,energjik,me uniformen ashik,té qeshur e té dashur.Ai ndjen sot mall per ata skénderbegas te vegjel,qe mësonin e sterviteshin ne erë e né shi në dëborë e tufan,per të mbrojtur atdheun.
“Ecnim ne lartesi,ne pyje të bardhë
Edhe pse té vegjél,ishim ushtarë.”
Kush e merr ne dorë këtë vëllim,nuk duhet ta léré pa lexuar.Unë që e lexova ndeza zjarrin e mallit per gjithcka kam beré ne vendim tim.
Suksese profesor……
“””””””””””””””””””””””””””””
Maska dhe fytyra, Peshkaqen!
Në qendër të vëmendjes me humor, me ironi të hollë,me sarkazëm deri në grotesk problemet e kohës që kanë për autor njerëzit, pushtetarët,opozitarët, deputetët, qytetarët dhe, si gjithmonë, shqelmat i hànë gomarët.Problemet e jetës u ngarkohen si në të gjitha fabulat, kafshët shtëpijake dhe ato që përbëjnë parlamentin e pyllit.Me finesë e naivitet” kafshërorë” kamxhikohen fenomenet e jetës tonë shoqërore e ne, në vend që të qajmë, qeshim.Qeshim se kur vidhet ari, denimin e merr fshatari e gomari, historinë e bën mè bisturi politikani dhe e miraton partia nëpushtet, vetingu ngjall shpresë por: Ujku qesh me lot, ti je mirë, o babëlok, ujqit njer-tjetrin, s’e hedhin në tokë. Sepse ,”pasurinë e kanë dhuratë “, sepse ka “mij që hanë historinë” pasi janë ngopur me letërsinë, flitet për çudinë e radhës kur” Kapja”,”korrupsioni” janë jo çudi por realitete që s’i gëzojnë ujqit por njerezit që kanë marrë instiktet e derrave,të arijve, ujkut, çakallit e që me pangopsinë e paskrupullt bëjnë drejtësinë, edhe pse mungojnë kudo dashuria, dinjiteti bile edhe më utilitaret, banjot e kafshëve me dy këmbë u duhen” Panolina”
Fabulat ironizojnë, flasin,godasin,diskriminojnë dhe tallen kafshërisht,duke shpresuar se jeta do të ndryshojë duke u bërë më njerëzore !
Urime! Një libër i këndshëm që duke qeshur me kafshët godet botën që na rrethon !
Durrës, më 15 prill 2020 në karantinë.