13.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Shefit Doksani

Copëza.

Guri i rëndë,në vënd të vet.

Guri i lehtë,në vënd tjetër

Veten tretë.

* * *

I cmëndur i pagdhëndur

I pagdhëndur

Por jo i cmëndur.

* * *

Mëndja kokërr gruri

Kush e bluan,bën mirë

Kush e humb,i bëjn sehir.

* * *

Herë i ngrohtë,heré i ftohtë.

Gomari ngul këmbé

Nuk pi më ujé.

* * *

Lajmërim : -U bë deti kos

O burra,rrëmbeni luget

Luget ishin shitur fshehtas..

* * *

Ujku,ja ujku

Na griu kopen

Bariut si shkrep arma…

* * *

Më parë lepurin

E kapnin me qerre

Sot qerrja e prishur.

“”””””””””””””””””

Hajku.

Kuis dera kur hapet e mbyllet.
Semurë menteshat
Vaj i shëreron.
* * *
Në festivalin e kënges
Ligjëron bilbil
Vënd të parë gomari.
* * *
Gjithmoné larté Shqiponja e malit.
Sot né skenë ,te famëshme
Zhabat e mocalit.
*. * *
Dridhet bota,shoqëria
Intelektualët nje grusht
Ligjërojnë injorantët.
* * *
Mulli me erë
Gomari nuk gjen dot
Remën e ujit.
* * *
Shtatë hile nje trimeri
Po shtatë trimëri, nje hile ?
Jashté mode.
* * *

Në panairin e librit

Poezi ,pér atdheun,dashurine,emigrimin

Cmim të paré, Vrima…

“”””””””””””””””””

Fabul

Virusi

Duke ecur, mendonte deputet dhelpërushi :

“Do cmënd dynjanë,do hedh në popull

Një gënjeshtër,do shpërthej si virusi “.

Vec kur të shikoni,tështima,temperaturè,rrufë

Rrugës,fjala e dashit e shpon si gjëmbaci :

-Virusit i gjendet shpejt ilaci.

Por dhelpërueshi qesh vesh më vesh :

-Sa të gjendet Ilaci,situata ështé bërë lesh !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.