12.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Mars 2026

Shefit Doksani

Dy fabula.

Dërdëllitja.
Dëdëlliste gargulli në foltore e koferenca
,Kur e dëgjonte , mëzitej thëllënca.
E morì vesh gargulli dhe vrap ishkoi për vizitë.
-Pse mërziteni kur unë flasë ?- e pyeti
-Mërzitem pikērisht ,sa herë qē ti dēdēllit.
Hë më tē pifsha dollinë.

Shkoi deputeti nē fshat

Për të thēnē mē tē renë

-Ja -tha- nuk është më mirë

Që frutat ti ham direkt nē pemë.?!

E dēgjoi plaku dhe I tha :

-Hë më tē pifsha dollinë

Lum ti , që po na kthen, nē origjinë.

“””””””””””””””””””

Dy fabula
Çmimet
Nē mexhlis,hidhet e thotë njē dhi
-I morët vesh çmimet
Për këtë vitë , në poezi ?
-Jo – ia kthen dashi përbri.
-Për nder të nderit
Çmimin e parê ia dhanë dërrit.
-Pse ?,pyetja vetëtimë e drerit.
– Të pyesim kryetaren e komisionit,Murrën :
-Po- tha Murra-e morì se shante diktaturën.
-Jam kurios të di-tha dashi
-Kush e morì çmimin e dytē ?
-Ate e morì dhia shytë.
Dhe a e dini pse ?.Për tē bukurat krijime
“Në demokraci,ndiqni modën time.”…..
Lugē floriri e lugē druri.

Në kopshtin Botanik,në njê degë trandafili

U thotë miqve me ēmbēsi bilbili :

-Më parë thonin,do ham me lugë floriri..

Hidhet e thotē fazani pran një muri “

-Po sotë pse thonë , ēshtë mirë

të hash me lugë druri……?!!

“”””””””””””””””””

Fabul
Disa gojën e pērshtatin
si sqep….⁰

Njē gomar analistē nē njē emission

Për ti rritur padronit të zi ,vlerat

Pĕrdorte gojēn pa pushim ,si sqep

Për ti hequr mizat, plehrat.

I thotë moderatorit dashi jashtë ekranit:

-Mbyllja sqepin.atij hajvanit.

Ofendon analisti :- ore katran me bojë

Dhe vazhdon duke,treguar me dorë

-Nuk e sheh që nuk kam sqep,por gojë.

– E shohë e shohë- ia kthen dashi vrap

-Veçse sqepi tē shkon mē mirë. për shtat………

“”””””””””””””””””””

Fabul
Zagarë me mjekërr.

Gjezdiste hajduti,në fshat, hipur mbi kalë

Para e mbrapa tij me mjekêrr

I lehnin në favor ,shumë zagarë.

Rrugës i thotë bujku me qesëndi :

– Ç’i ke gjithë këta kodoshë, o zotëri ?

I shpejtē hajduti,gjuhë mprehur :

-Nuk i dëgjonē ç’farë thonë ?

Këta lehin pĕr t’ më fshehur..!….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.