“”””””””””””””””””””””””””””””””
Bisedë çasti
Të “vegjlit” e mi: Reita, Tana e Orgesi
Reita: O sa i bukur e sa i kaltër detiii, e sa shumë më paska marrë malli për të!
Tana e Orgesi: edhe mua, edhe mua…
Tana: Gjyshe, e pse ne në Kosovë nuk kemi det?
Reita: A e di pse nuk kemi? Sepse krejt deti i Shqipërisë është edhe i yni.
Orgesi: I yni?
Tana: Po po, i yni, sepse edhe ne jemi shqiptarë, prandaj është edhe i yni.
Orgesi: Po, pse pra kemi kufi e pse ne jetojmë në Kosovë?
Reita: Po edhe Kosova është Shqipëri.
Tana: A e ke pa Orges, kësaj radhe nuk na kanë ndalë fare në kufi?
Reita: A e dini pse? Sepse kufirin tonë nuk e ka vendosë natyra, as zoti, më ka thënë gjyshja, as nuk e kemi vendosë ne. Na e ka vendosë Serbia.
Orgesi: A është shumë e fortë Serbia a?
Tana: Jo, jo, nuk është, po i ka ndihmu’ Rusia.
Orgesi: E neve, kush na ndihmon?
Tana: A nuk e di a?
Orgesi: E di, e di. Amerika. E di gjithkush.
Reita: Hajde hymë në det!
Tana: Kujdes Orges se këtu nuk je në bazen të Prishtinës. A po i sheh valët?
P.s. Eh, të vegjlit e mi “të mëdhenj”, nuk pata nevojë t’ua them as më të voglën fjalë! Sa shpejt po rriten!