21.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Shefqet Dibrani

Fejton (1) / KOLONA E PESTË (Fünfte Kolone[1]/ Fifth Column[2])

Shkruan: Shefqet DIBRANI


HYRJE:

Kolona e Pestë[3], është formacion i dyshimtë[4], që ka mision të caktuar! Ndërsa në Kosovë, KOLONË E PESTË, mund të llogaritet Klani nga RIINVESTI[5], pastaj nënë seksione të Kolonës janë formacionet “LIDHJA e BESO.”[6], të cilët tërësisht dhe krejtësisht në mënyrë klandestine dhe jo të rregullt, d.m.th krejtësisht në mënyrë antistatutare janë katapultuar në strukturat udhëheqëse të LDK, për t’i shantazhuar e paralizuar të gjitha proceset politike e shtetërore.

Edhe pse veteranet dhe themeluesit e LDK-së, diku mbi 70% janë gjallë[7], ata i ka eliminuar Kolona e Pestë, nga Kryesia e LDK-së, nga KP i LDK-së[8], pastaj askund nëpër Kryesitë e Degëve të LDK-së nuk gjen ndonjë veteran e themelues të Degëve që janë pjesë e strukturave, po ashtu nga ky brez nuk është zgjedhur asnjë delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, madje këtë privilegj nuk e gëzon asnjë veteran për të qenë Deputet në Parlamentin e Kosovës. Ky zinxhirë kaq kriminal dhe kaq antidemokratik ka vazhduar duke i eliminuar nga çdo vend e nga çdo funksion, prandaj askund themeluesit dhe veteranet e LDK-së, nuk janë marrë si këshilltar askund nëpër borde e ministri dhe as nëpër komisione profesionale që i ka LDK-ja. Ky eliminim kaq i madh nuk ka mundur të ndodhë as në shtetet diktatoriale, por konsiderohen reforma dhe veprimet janë mbështetur një brez më i ri i cili qenka shkolluar në Evropë dhe Amerikë, të cilën kanë mision për të keqinformuar SHBA-në dhe vendet e BE-së, sikurse edhe EPP-në.

Nga ky prizëm mund të konstatojmë se të gjithë ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, deshën apo jo, janë pjesë e KOLONËS SË PESTË, dhe kanë mision për t’i sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos e harruar Japoninë dhe vendet tjera aleate.

Kjo analizë mëton për të kompletuar qasjen rreth veprimtarisë subversive të Kolonës së Pestë, e cila në strukturat e LDK-së është zgjedhur në mënyrë mafioze me pëlqimin e Isa Mustafës, i cili nuk i respekton zgjedhjet e fshehta, konkurrencën dhe normat demokratike të cilat janë pjesë e statusit dhe rregullores për zgjedhje edhe brenda LDK-së[9]. Po të ishin mirë të informuar Amerikanët dhe strukturat politike në BE, sidomos ato në EPP[10], Isa Mustafës që moti e kishin izoluar duke e detyruar për t’iu nënshtruar reformave. Por janë Kolona e Pestë, fatkeqësisht me diploma të marra nëpër Universitetet e Evropës dhe Amerikë, të cilët kanë mashtruar për reformat dhe forma e rregullta e demokratike në LDK. Këtij kori i shtohen disa ish bashkëpunëtor të Konsullatave Jugosllave në Evropën Perëndimor, militant nëpër Klubet Jugosllave, barinjë dhe kopshtar analfabet, mashtrues e mercenar, që kanë tradhtuar Salih Çekajn, e deri procesin zgjedhor pas Kuvendit të VII-të Zgjedhor, në Degët e LDK-së në Zvicër dhe gjermani, gjatë vitit 2015-2017, dhe militant të Grupeve të Trepërqindëshit që udhëhiqeshin nga Isa Mustafa, por asnjëri syresh, flas me përgjegjësi të lart morale e profesionale, nuk ka qenë strukturë e organizuar brenda radhëve të LDK-së gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Dorën në zemër Isa Mustafa, personalisht e ka thënë një të vërtetë të pakontestueshme, sepse ai kështu ka vepruar qe 40 vjet rresht. Tashmë shihet se Populli për Isa Mustafën, është letër shpenzuese, (për të mos e theksuar letër WC-je). Prandaj pa e turpëruar fare, ky përfaqësues tipik i KOLONËS SË PESTË, në emisionin Argument Plus  TV21, të datës 08.05.2020, e ka thënë saktë e pa ekuivokë një të vërtetë se në Kosovë: “Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin[11]d.m.th. votuesi është pjesë e orkestrës për të emituar demokraci, sa për të krijuar alibinë se Isa Mustafa dhe Kolona e Pestë, e respektojnë votën e qytetarit dhe pikërisht me këtë adutë, ky klan ka mashtruar Amerikën, Bashkimin Evropian, të cilët vazhdimisht i kanë vlerësuar zgjedhjet e mira, por siç e dimë të gjithë, imazhi i tyre është prishur më vonë, nga interesa të jashtme, nga klane të cilët interesin personal e kanë vënë mbi interesin e Kosovës. Nga ajo që e tha publikisht Isa Mustafa, ne kuptojmë se sa finok është ai për t’i mashtruar edhe Amerikanët dhe BE-në, por ai nuk ka hequr dorë nga idiotizmat komuniste, me të cilat ia ka shtrirë zullumin Kosovës.

Tashmë vetëm u bë e qartë, nga goja e tij, se për qeverisjen e Kosovës vendos DALLAVERAXHIU i pashembullt, humbësi i të gjitha zgjedhjeve, keqpërdoruesi i Fondit të Trepërqindëshit, shkelësi i kushtetues, krijuesi i Asociacionit të Komunave Serbe, mu në zemër të Kosovës, njeriu që me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi, Qakorrin e Zhlebin[12], d.m.th. se për Qeverinë e Kosovës, vendos ai i cili erdhi në krye të LDK-së pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj. Pra, për Qeverinë e Kosovës, vendos vetëm Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua votës së brendshme në LDK, ai që nuk ka dhënë asnjë llogari për veprimtaritë e tij, që nga diferencimet ideopolitike në vitin 1981, e gjerë në ditët e sotme[13]. Ai bashkë me mercenaret e tij në Zvicër dhe Gjermani, pra pikërisht me analfabet klasik, me ata që s’kanë qenë kurrë në luftë dhe flasin për luftën, me ata që kanë tradhtuar Heroin e Kosovës Salih Çekaj, dhe thirren si bashkëluftëtar të tij, me ata që edhe në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, tashmë janë aktivizuar si boshti Bukoshi & Mustafa, të cilët padyshim janë strukturë dhe në shërbim të Isa Mustafës. KOLONA E PESTË, është aktive më shumë se kurrë më parë, ajo është në Mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën[14].

Vijon…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Posteri amerikan në Luftën e Dytë Botërore

 



[1] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; Fünfte Kolonne: https://de.wikipedia.org/wiki/F%C3%BCnfte_Kolonne

[2] Wikipedia, The Free Encyclopedia; Fifth column: https://en.wikipedia.org/wiki/Fifth_column

[4] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; Irreguläre Truppe: https://de.wikipedia.org/wiki/Irregul%C3%A4re_Truppe

– Radio Kosova e lirë, “Kolona e Pestë, është formacion i dyshimtë, që ka mision të caktuar!”: https://www.radiokosovaelire.com/shefqet-dibrani-kolona-e-peste-eshte-formacion-i-dyshimte-qe-ka-mision-te-caktuar/?fbclid=IwAR2Pd1vCUPzoethjx9Jv_BfnLcmmduoJRbWALTKdLtCvI5qx8ZzcINLvz6c

[5] Florim zeqa; “Lidhja” rrënuese e LDK-së rugoviane”: https://www.voal.ch/lidhja-rrenuese-e-ldk-se-rugoviane-nga-florim-zeqa/

[6] Po aty, Florim zeqa; “Lidhja” rrënuese e LDK-së rugoviane”: https://www.voal.ch/lidhja-rrenuese-e-ldk-se-rugoviane-nga-florim-zeqa/

[8] Revista DRINI, Ramazan Bekteshi PhD, “Isa Mustafa, një lider i trishtë me shkopin e kobshëm”: https://revistadrini.info/isa-mustafa-nje-lider-i-trishte-me-shkopin-e-kobshem-video/

[9] Po aty, Revista DRINI, Ramazan Bekteshi PhD, “Isa Mustafa, një lider i trishtë me shkopin e kobshëm”: https://revistadrini.info/isa-mustafa-nje-lider-i-trishte-me-shkopin-e-kobshem-video/

[10] WIKIPEDIA, die freie Enzyklopädie; European People’s Party (EPP): https://en.wikipedia.org/wiki/European_People%27s_Party

[11] #ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin#ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin. https://www.facebook.com/RTV21live/videos/vb.677761332321676/527252917954626/?type=2&theater

[12] Po aty, Revista DRINI, Ramazan Bekteshi PhD, “Isa Mustafa, një lider i trishtë me shkopin e kobshëm”: https://revistadrini.info/isa-mustafa-nje-lider-i-trishte-me-shkopin-e-kobshem-video/

[13] Gazeta Express, “A ka qenë Isa Mustafa Ministër i Rrahman Morinës?”: https://www.youtube.com/watch?v=eW36o3Oxa1o

[14] Zona Express, “Vjedhje në kohë lufte” (Pjesa I): https://www.youtube.com/watch?v=mRBJ2OM1teE&t=3096s

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.