Vitet nuk e shlyejnë kujtimin për Bacin Sylejman (axhën tonë), (Migjenin e Gollakut), që i dha shumë dritë Arsimit shqip në kohë të vështira.
Këshillat, virtytet dhe kritikat e Tij, mbeten mësime për ne.
Edhe Administrata e Komunës së Prishtinës dhe qytetarët që e njohën gjatë punës së Tij, e quajtën Sylë Kosova, sepse Baci Sylë dha shembullin më të mirë se si punohet me përkushtim e disciplinë maksimale në shtet, edhe pse ishte shpirti i huaj,
bëri më shumë për të tjerët se për vete.
Ai dha shembullin më të mirë të qytetërimit dhe civilizimit për kohën kur jetoj.
Po e sjell një kujtim të shkurtë:
…Kur po dergjej në shtrat nga një sëmundje e rëndë, dhe e kishte ndërpre punën para kohe, (ishte muaji tetor), erdhi një përson nga Komuna, me emrin Muhamet, ai ishte pranuar në punë në vend të Bacit Sylë.
Erdha tha me të vizitu dhe me kërku ndihmën tënde se më kanë tregu se e din mirë matematikën, sepse si fillestar, nuk po di as nuk po muj me ba përmbylljen e bilancit vjetor të buxhetit të Komunës. Baci Sylë me atë buzëqeshjen e qiltër, më tha mua, qitma bacit ni çaj, (unë hezitova se mjeku ja pat ndalu çajin, i thash mos po të mundon), Qitma tha çajin bacit, se unë guxoj me vdekë e s’po guxoj me pi çaj), ndërsa atij i tha ma jep një letër e një laps.
Ai e nxori nga çanta një bllok të vogël e një laps dhe ja dha.
Meqenëse nga sëmundja Baci Sylë edhe nuk po shihte mirë, ashtu buzën në gaz, i ngjiti syzat, të cilat herë pas here i largonte e i afronte nga sytë dhe filloj ta bënte përmbylljen e buxhetit të Komunës së Prishtinës…dhe atij musafirit i tha:
Djalo, për hajr punën bacit, sillu mirë me njerëzit, se aty je pasqyrë e Kryeqytetit, e punën me kohë e mëson…