BUKURIA E MOSHES
Kengetarja dhe modelja, ish zonja e pare e Frances, Karla Bruni, ka thene ne nje interviste diçka shume te vertete: se pas te pesedhjetave, bukurija eshte rezultat i sjelljes, elegances dhe mendimeve tuaja. Jo me e trupit dhe tipareve fizike. Bukurija behet diçka shpirterore, nje vezullim ne sy dhe e temperamentit. Te kuptuarit del me shume ne pah se ndjeshmeria dhe paraqitja. Nje grua noprane mund te jete e bukur para te pesedhjetave. Nje grua egoiste mund te jete e bukur para te pesedhjetave. Nje grua e depresuar mund te jete e bukur para te psedhjetave. Nje grua me sjellje jo te mire mnd te jete e bukur para te pesedhjetave. Nje grua dredharake mund te jete e bukur para te psedhjetave. Nje grua e veshtire mund te jete e bukur para te pesedhjetave. Por jo me pas. Pas kesaj moshe ajo qe ndriçon lekuren e saj eshte dashurija, sjellja, mirekuptimi. Bukurija vjen nga karakteri, nga menyra me te cilen jane perballur problemet, nga kenaqesija pas zgjimit dhe nga gjumi i rehatshem. Pas te pesedhjetave miqesija eshte kremi qe tendos lekuren; dashurija ai qe mbron fytyren nga dielli. Bukurija beht komunikim dhe ndjenje humori, inteligjence dhe miresi. Pas te pesedhjetave, gjashtedhjetave, gjeshtedhjeteepestave ajo qe te rinon me shume eshte te qenit e qete dhe e lumtur.
SHQIPEROI NGA ANGLISHTJA MURAT SHEHU
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
PER DISA POLITIKANE DHE DEPUTETE(shkruar vite me pare)
Nuk e di por shpesh kur degjoj politikane te ndryshem, apo deputete, sidomos te PD_se duke folur për Berishen me krijohet dyshimi se ky u ka hapur dosje shumices dermuese, siç bente kur ishte sekretar partie i Enverit, Ramizit dhe Xhelil Gjonit, ku u ka shenuar zullumet e tyre te jashtligjme.
Sa here degjoj per shembull Gramoz Ruçin qe i drejtohet Berishes me nje respekt, te shtirur sigurisht, si për shembull: zotiii Berishaaaa, doni ta merrni fjalen, ose zotiii Berishaaaa, uluni tani dhe mos e teproni. Mua sepse me tingellon ne koke zeri i tij i brendshem: “ç’te bejme se kemi vjedhur dhe ne, pa do ta kishim treguar me kohe vendin ty. Ok? Plakush karabush qe s’mbush.”
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
NJE PERSHTYPJE PER DISA GAZETARE “HUMANISTE”
Te nderuar miq, ka disa gazetare televizionesh duke perfshire dhe zotin Elvis Naçi, qe shkojne e gjejne familje shume te varfera dhe i nxjerrin ne ekran duke menduar se po i ndihmojne kur ne fakt i diskreditojne para publikut te gjere. Mua do me vinte keq t’a beja nje gje te tille. Nuk them se e bejne me vetedije se nuk kuptojne qe varferia ne nje sistem te lire te iniciatives private eshte nje çrregullim psikoemocional. Nje paaftesi per te menduar dhe vepruar per nje jete me te mire. Keta njerez jane te bllokuar menderisht dhe kane nevoje per psikoterapi per te dale nga mendimet e fiksuara prej kohesh, qysh ne feminine e tyre. Shume nga keta u thone femijeve ate qe u kane thene prinderit e tyre me pare, qe: nuk jemi fis per shkolle ne mor jahu. Ose, kur u ndane keto na rane. Duke i bere dhe femijet si vetja, te paafte per te menduar e per te vepruar. Ok Ju qe mendoni se lemosha eshte njerzillek dhe dhenia e saj ndershmeri. Eshte lenie ne te njejtat pozita inferiore qe shfrytezohen nga hipokritet e ndershem fetar dhe nga gazetaret injorante ne sherbim te rrogave te tyre. Ok?
“”””””””””””””””””””””””””””””””””
KUR SALI-ILIRI TE BURGOSEN
Shumica e popullit do e festojne siç festuan Trojanet largimin e grekerve. Do gezojne siç gezuan Tiransit hedhjen e bustit te diktatorit. Do te brohorasin siç brohoriten partizanet kur çliruan atdheun. Do te hidhen perpjete si ushtaret e liruar. Do te ndjehen te lehtesuar si çifutet kur gjeten vendin e premtuar. Do te ndjehen te hakmarrur si Konti Monte Kristos ndaj atyre qe e degdisen padrejtesisht ne burg. Do te besojne ne demokraci siç besojne te gjithe te tjeret qe jetojne ne perendim. Do ta quajne njeri-tjetrin kundershtar politik jo armiq te betuar. Dhe ne fund nuk do te thone me paskemi qene race e poshter por por paskemi pas ne drejtim dy njerez qe mos i paç ne lagje jo me ne krye te vendit. Ok?
“”””””””””””””””””””””””””””
MBI FAJIN DHE PASOJAT
Doni ta sundoni nje njeri, burrin, femijen, gruan? Bejeni gjithmone me faj. Perdorni akuzen e fese, te gjithe jemi mekatare. Ose shprehjen e Sali Berishes ne vitin 92, me autoresi te Prenç Zogaj, te gjithe jemi bashkefajtor, te gjithe jemi bashkevuajtes.
Berja me faj krijon tek njeriu nje ndjenje te keqe per veten duke mos te lene ta gezosh jeten por duke u marre shume me hallin e atij qe te ka bere me faj. Ky mund te jete babai, mamaja, gjyshi, gjyshja dhe pjestare te tjere te familjes. Por mund te jete dhe gruaja, burri, mesuesja, prifti, hoxha, zoti.
Ç’ndodh me femjet nese mamaja i ben gjithmone me faj duke i thene, une kam sakrifikuar jeten time per ju. Ju me semurni mua kur nuk me degjoni. Si nuk ju dhimbsem pak. Si do t’i dal une mesueses perpara me keto nota te ulta.
Dhe me e keqja eshte kur mamase fillon t’i dhembe koka dhe shtrihet ne krevat e semure per “shkak” te femijeve. Femijet fillojne te mendojne keq per veten e tyre dhe kjo per gjithe jeten. Ata nuk jane me jo vetem te lumtur por as te qete. Kjo do te shkaktoje shperqendrim te vemendjes ne shkolle dhe veshtiresi per te thithur mesimet. Ok?