8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Shepresa Zurnaci

SHKEMBYEM MENDİME
Ne fillim te veres se ketij viti
Nje poet te thjeshte takova per bese
Shkembyem mendime dhe fjala na ndriti
Nje ere miqesie u flladit mes nesh!
E mbaj mend si sot ate dite
Ai yjet I ndezi qiellit tim
Syte e mi i sodiste me endje
Ne syte e tij une shihja vegim!
Neteve te pagjumta vetem meditoja
Sa force paten ato fjale magjike
Ne shpirtin tim tani do t’i mbroja
Si relike te arta te kohes mitike!
Shpresa Gashi Zurnaci
“”””””

DESHA TE JU THEM
Keto dite te trishtuara
Po mendoj me shume
Harresa ime e zakonshme,
nuk do me genjej me
Vetmia çdo here eshte denim
Sot, tani mengjes,
Qielli eshte ngjyre gri ne pafundsi
Jashte nxehtesi
Dhe une dua te ju them
Se kam shume mall per ju
Boja per te shkruajtur ne leter mbaroj
Mbeta pa ju shkruar
Mbeta pa ju thene
Se kam shpirtin e trazuar
Dhe zemren e lodhur
E koha veq me eshte ndalur
Nuk ece per mua me
Nuk ece….
Shpresa Gashi Zurnaci
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.