22.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Sheremet Prokshi

Vargje për fëmijë

QERSHOR I QERSHISË

Fotografia e Sheremet Prokshi

Qershori i bukur
Qershor i shumëpritur,
Qershor i qershisë
I grurit të rritur.

Muaj që ngre dollinë
Me diell e me hënë,
Qe ia përkund djepin
Të dashures nënë.

Që rritë krah’ insekti
Zogj edhe pëllumba,
Që ia forcon këmbët
Deves me dy gunga.

Muaj që e lë prapa
Stinën e pranverës,
Për ta përshëndetur
Fillimin e verës.
23.06.2020

“SFIDA E POEZISË”

Miqësia ime e nderuar!
Të prirë nga nismëtarja Emrije Krosi, dhe me ftesë të poetes Bukurie Binjaku, po postoj një poezi të poetit, prozatorit, dramaturgut, përkthyesit dhe skenaristit të letërsisë për fëmijë e të rritur Rifat KUKAJ.
Njëkohësisht, ftoj poetin e talentuar Agim Bajramin, që ti bashkangjitet kësaj sfide për 10 ditë me nga një poezi të përzgjedhur prej autorëve të ndryshëm.
Respekt!

Rifat KUKAJ

NËNË KAM POR JAM JETIM
(Mikut të sinqertë, shkrimtarit Odhise Grillo,
që më frymëzoi ta shkruaj këtë vjershë)

Udhëtova nga anë e anës
Deri n’sheshin e Tiranës.

Aty pashë një vogëlush
Që i kishte sytë si rrush!

Dhe e putha në dy faqe
Ç’aromë lulesh-manushaqe!

E përkëdhela dhe në gushë
Si rrezja zogun në fushë.

Ai më pa me habi:
-Or xhaxha, kush je ti?!

Jam poet – ca i krisur
Nga Drenica larg i nisur…

Erdha të thith nënën në gji
Bashkë me një vëlla të ri.

M’i fshij lotët ylli im
Nënë kam por jam jetim.

Na ndau skilja Evropë
Që u ndaftë: copë-copë!

Fotografia e Sheremet Prokshi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.