“”””””””””””””””””””””””””””””””
Poezia për Gjergj Fishtën, edhe në revistën ALBANIA SHQIPËRI NATYRALE.
Respekt për redaktorin dhe stafin redaktues!
ME JU, ATI YNË
(Gjegj Fishtës)
Sapo lexoj vargje nga ju, Gjergji ynë,
Në përmasa kohe më ndjek ritmi im,
Pak ngapak iu iku pellgjeve ujore,
Të dal pa u zhytur prej ciklikut tim.
Ndryshe shoh të ardhmen, ndryshe nisi hapin,
I largoj nga mendja hallet, kryeneçësitë,
Qoftë dhe kur i shoh si gufojnë të ligat,
Në terrin e natës engjujt më bëjnë dritë.
Marr në dorë lahutën këngës për t’ia thënë,
Me zërat e zemrës shprushi lashtësinë,
Ju papritur vini, ati ynë i dashur,
Pranë teje më lehtë e ndjej krenarinë.
Digë shkëmbi u bëjmë hijeve të zeza,
Në krahun e ndritur njerëzit i rreshtojmë,
Atyre që kanë shpirtin e pangopur
Me urti e dije rrugën ua drejtojmë.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Vargje për fëmijë
ME MASKA NË LOJË
Vëre maskën,
Mbaj distance,
Fërko duart më shumë!
Mos e prek askënd me dorë…
Vallë, çka është kjo punë?!
Krejt ndryshe
Duken fytyrat
Pa hundë e pa gojë,
Pikë-pikë rrjedh
Djersa e ballit
Kur luaj ndonjë lojë.
E pyes mamin
Pse kështu?
Heshtë, nuk thotë asgjë,
E shikoj dajën Arian
As ai nuk bën zë.
Diçka flet
Kjo gjyshja ime
Flet edhe babushi,
Si po vjen
Në vendin tonë
Tjetër lloj virusi.
Nuk ka sy
Gjymtyrë as vesh
Vërtet qesharak,
„Mu“ i thonë-
Pa shih çfarë emri
ky „trim topolak“?!…
13.09.2021