12.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Sheremet Prokshi

Vargje për fëmijë

ASKUSH SI NËNA SE NGROH SHTËPINË

Sa ikën drita në perëndim
Mbrëmja ngrit‘ vellon si pelerinë,
Dhe kur fillon dimri i ftohtë
Askush si nëna se ngroh shtëpinë.
Po kujt si nënës i shkëlqejnë sytë
Kur i afrohesh e përqafon,
Madje kur keni ndonjë problem
Kush sikur nëna të arsyeton?!…

Nëna t‘i ndjen lëvizjet tua

Kur e vë hapin, kur e hapë derën,

Kur vjen nga loja me ethe trupi

Një prekje nëne ta sjell pranverën.

14. 01.2022

“””””””””””””””””

AI ÇAST MËRZIE QË S‘MBAROI KURRË
Varreza ishte e ftohtë atë ditë
Ai çast mërzie që s‘mbaroi kurrë,
Për hëre të parë aty je shtrirë
Dhe veç një natë ti ke bërë gjumë.
Në atë natë terri tepër të gjatë
Edhe pëllumbat i kaploi stresi,
Sepse ti ishe nga ato nëna
Që zgjohen herët në ag mëngjesi.
Aty veç trupi prehej në paqe
Si lëndë e ngurtë gjente qetësi,
Dhe SHPIRTI YT i bardhë si drita
U ngrit lart qiellit me urtësi.
Po asaj rruge edhe ne vijmë
Nuk e di kur, veç do mbërrijmë,
Dhe sigurisht, ka ndonjë vend
Nën hije peme së bashku rrimë.
Ndoshta e gjejmë një sofër druri
Rendim rreth saj me gotë në dorë,
Flasim e qeshim, muzikë dëgjojmë
Derisa gjumi heshtur na kotë.
Me tinguj kënge e shkëlqim yjesh
Vendi ku flejmë nuk mbetet bosh,
Ndërkohë në ëndërr i thuri vargje
Nipit të vogël sykaltërosh.
Thonë kohë e gjumit është arkiv
Ruan, sistemon mijëra kujtime,
Dhe në atë fond vendin e artë
E ruaj për TY O NËNA IME.

09.01.2022

“””””””””””””””

NË ËNDËRR
Mbrëmë Dodonë e bukur
Në ëndërr të pashë
Dora ledhatonte
Flokun tënd mbi ballë,
E në ag mëngjesi
Pëllumbat e bardhë
Me zogj ELBASANI,
Pushtuan kalanë.
Te Urë e Shkumbinit
U vërejt Hierorja,
I fliste Teutës
Për këngët ritmike,
Gjin Bue Shpata thanë
Thirrte krushq dasmorë,
Printe vallen çame
Lagunës magjike.
Dhe kah s’të qon ëndrra
Mikja ime dashur,
Lart në Godolesh
Na u shfaq Homeri,
Nga atje u kthyem
Bashkë me Odiseun
Ju ngjitem Tomorrit
Prej nga shihej deti.

19.12.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.