15.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Sherife Thaqi

SHERIFE BERISHA – THAÇI –

KUJTIM E NGA KOPSHTIT TË DASHURISË SONË
Në kopshtin tim,
Ti mbolle të përjetëshme dashurinë,
Lumturia ime është e heshtur, nuk fletë,
Ti mbrenda meje je- Dashuria vetë.
Me TY
Edhe Diellit përcëlues i bënim ball,
Ti ishe Ombrellë mbrojtëse për mua,
Shpeshëherë jam pa fjalë,
Pa Ty, përcëllimet e Diellit, s`mund me i duru.
Në Kopshtin tonë të dashurisë,
Që e mbollëm dhe e kultivuam vetë,
Do të ruhen çastet tona të lumturisë,
Janë ato që s`harrohen kurrë për jetë.
SHERIFE BERISHA – THAÇI
ME HIJEN TËNDE JETOJ
(Kushtuar Bashkë-udhëtarit tim të jetës – Rasim Thaçit)
Ti ike fshehurazi, atëherë kur ndizej dashuria,
Zë bilbil magjik, ishe dhe mbete n`ëndërrat e mia,
Sa herë t`i kujtoj fjalët, më djegin si zjarr,
Si hije më ndjek pas, sikur të ishe gjallë.
Tek unë ke lënë të thellën zbrazti,
Gjithëmonë do jetosh tek unë, e imja dashuri,
Zjarri i zemrës vjen, zemra coptohet,
Lutem të kem fuqinë e Erosit, të mos dorëzohem.

Do bëhem Grua e hekurt, me guxim titanik,

Para familjes të tregohem Grua fisnike,

Je Engjull i bekuar, nga lartë na përcjell,

Tek unë mbetesh Njeri Fisnik, që freski sjellë.

“”””””””””””””””””””””””””””””

Dje me 03.11.2022 në Malishevë – u promovua Libri i Prof.Hysni Gashit.
Ishte kënaqësi të jesh pjesë e promovimit të Librit të radhës të poetit – Prof.Hysni Gashit (post mortum) – Libri me titull – Porosi në vargje – si dhe në përvjetorit e 74 vjetorit të Veprimtarit –Tafil Kelmendit, emrin e të cilit e mbanë Shoqata e shkrimëtarëve të Malishevës, i cili la shumë vepra të karakterit shkencor.
Në Malishevë dje me dt.03.12.2022, u promovua Libri i radhës, i poetit, prozatorit Prof.Hysni Gashit (Post mortum), i cili ishte një njeri human, si dhe autor i disa veprave, ndërkaq dje iu promovua Libri, të cilin e kishte lënë në dorëshkrim, e që librin e kishte përgatitur bashkëshortja e autorit – Nakije Gashi.
Pjesëmarrës ishin nga të gjitha trevat shqipëtare.
Përveq fjalës së redaktorëve – Lule Telaku dhe Fadil Javori, si dhe recenzentit – Izet Shala, mikrofoni ishte i hapur për të gjithë ata që donin ta merrnin fjalën, dhe ta përshëndetnin takimin, apo të kujtonin diqka nga jeta me autorin i cili nuk jeton më.
Gjithashtu pati edhe poezi të deklamuara nga zonjusha Telaku, si dhe nga nipi i autorit Jon Gashi.
Pjesëmarrësit u emocionuan nga fjala përshëndetëse e djalit të autorit – Dr.Kushtrim Gashi, i cili me lotë në sy doli para pjesëmarrësve.

Pas perfundimit të takimit, ne Restaurantin – Gjakova – në Malishevë, familja e autorit, shtroi drekë per pjesëmarrësit në perurim.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Edhe një Shtatore, që i jep madhështi Kryeqendrës së Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.
Kjo Shtatore nuk do na lenë asnjëherë që t`i mbuloi pluhuri i harresës plagët e gjakmarrjes.
Lavdi për jetë e mot të Madhërishmit – Anton Çetta
SHERIFE BERISHA – THAÇI.
YLL I PASHUAR
Mund të jetë një imazh i monument, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "ANTON CETTA"
(Kushtuar Anton Çettës)
Atë ditë qielli u t`kurr,
Dhembshëm jehoi lajmi,
Retë të tërbuara,
sikur shushuritnin mes vete :
-Një Yll u shkëput nga qielli-
Lokja duk e përkund nipin në djep,
Fliste me vette :
Ah tokë he tokë – more Plakun e urtë,
Njeriun – Engjullor,
Që shëroi plagët shekullore,
I cili gjakun e shndërronte në dritë,
urrejtjen e kthente në dashuri.
Por…….JO,
Anton Çetta nuk vdes…!!
Ndriçon si Yll qiellin shqiptar !

(Nga Libri im i parë – Ngjyra jete – )

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.