VJESHTADIMNI – X
Gjethet e lagshta
Bijnë pemës n’rranzë me shi
Sa shpejt e t’kalbta
Shkrihen n’dhe, bamun zi,
Përdorun prap’, si njeri.
Tanka
“”””””””
VJESHTADIMNI – IX
Mbledhun n’gur brymë,
Teh akulli anash ngri,
S’e cik gjethin n’dhe.
Mërzia e ikjes ndrymë
Mpikset n’dritë t’hanës s’re.
tanka
“””””””””””
VJESHTADIMNI – VIII
Bryma n’gjethet ra
Hana e plotë s’po nxe
Sa barin dheu.
Sa njiri shpresën s’e mba,
Bryma pret, e mblon gjithcka.
Tanka
“””””””””””
VJESHTADIMNI – VII
Gjeth’t bijnë vetë
Vjeshta s’asht ma e shtyshme
N’pemë të shkretë.
Pa brymë, shi, e erë
Vdesin, me ngjyra t’ndryshme.
tanka
“””””””””””””
VJESHTADIMNI – VI
Gjethet kanë ra
Mblojnë rranjë t’shplueme
Dhe s’munden m’u ba.
Si kujtim, qe s’lind njeri
Po njer’zit i ndjell n’t’shue’me.
tanka
“””””””””””
VJESHTADIMNI- V
Pak bijne gjethe
N’ramje t’ngadalt e t’lehte
Si duen vete
Pema s’i l’shon e s’i mban
Sa njeriun kjo jete
Tanka