Nga Flori Bruqi,PHD
Një ndër krijimtaritë më të lëvruara të letërsisë shqiptare, është edhe POEZIA. Gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor… shprehen përmes shkronjave të cilat krijojnë vargje… vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnë energji, energjia ndez dritat e dijës, rrezet e artë të së cilës i japin ngrohtësi zemrës, mendjes dhe shpirtit, e me këtë, edhe kuptim dhuratës më të shtrenjtë, vetë jetës. Që nga Lekë Matrënga e Pjetër Budi, kjo energji nuk u ndalë asnjëherë së hedhuri farën e dijës, duke e kultivuar atë me dashurinë më të çiltër në shpirtin e pastër e fisnik të popullit shqiptarë. Duke i mposhtur të gjitha sfidat e kohës, kjo frymë e shpirtit të popullit, xixat e saja të arta, si një pishtar i shpresës, u bartën gojë më gojë, mendje më mendje, zemër më zemër… brez pas brezi… nga kokat më të ndritura të kombit si: Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka… për të vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni… e deri në kohën tonë, duke u kthyer ai pishtarë në flakadan të përhershëm që tashmë nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj fuqinë e zjarrit të tij…
Shkrimtar shqiptar, hera e fundit që më kujtohet se më kërkohej të lexoja ndonjë shkrimtar shqiptarë ka qënë në shkollë të mesme. Është për të ardhur keq që sa më shumë rritemi aq më joshese na duket literatura botërore.
Mos ma mërrni për të keq, literatura botërore është e mrekullueshme, por jo domosdoshmërisht e citueshme në bisedat tona
.
Përse?
Sepse nuk është gjithnjë aktuale për jetën dhe realitetin tonë. Kështu që vendosa t’ju njoh dhe të nderoj më shumë shkrimtarët shqiptarë. Më poshtë po ju listoj disa vepra e shkrimtarë që ia vlen të lexosh të paktën një herë në jetë.
Shkrimtarë shqiptarë nga Dardania, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Arbëria,Shqipëria që duhët studiuar dhe lexuar….
A njihni shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Kosova apo Arbëria,Shqipëria ?
Ka emra shkrimtarësh shqiptarë që i kemi dëgjuar aq shpesh saqë janë bërë më tepër se të zakonshëm.Ismail Kadare, Ali Podrimja, Fatos Kongoli e shumë të tjerë.
Këta emra i kemi dëgjuar mjaft, e madje kemi lexar të paktën nga një libër prej tyre. Mirëpo, a e dinit se ka plot shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Arbëria ,Shqipëria e Kosova që kanë shkruar vepra me vlerë. Jam e sigurtë që nuk keni dëgjuar për ta, por roli i tyre në literaturën shqiptare ngelet.
Sot kemi zgjedhur t’ju sjellim shkrimtar prej secilit prej vendeve: Maqedonisë, Malit të Zi ,Arbërisë,Shqipërisë, Dardanisë.
Azem Shkreli
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít në kulmet e poezisë së sotme shqiptare.
Dorëshkrimi i tij i fundit “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997 ruhet si një nevojë në artin poetik letrar të gjuhës shqipe. Fatkeqisht ai ndërroi jetë në pranverën e vitit 1997.
Naim Salih Kelmendi
Naim Salih Kelmendi ,lindi me 10 .09. 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, është Profesor , Akademik PHD.në AAAS. Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia Neës” etj.
Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.
Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.
Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.
Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.
Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:
Shtreza në fjalë, 1985
Nyja e Gordit, 1992
Albanoi, 1992
Pse ashtu Pandorë, 1993
Çka të bëj me dhembjen, 1993
Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997
Përballje me vdekjen, 1999
Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
Kohë për të folur gurët, 2001
Sipërfaqja e padukshme, 2003
Vrasja e deputetit – monografi, 2003
Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008
Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008
Në një jetë pas Krishtit, 2010
Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010
Antologjia e dhembjes poetike, 2012
Është vetëm kujtesë, 2012
Po i flisja vetes, 2013
Etj.
Din Mehmeti
Din Mehmeti (lindur më 1929 Gjocaj, Juniku, vdekur më 11 nëntor 2010 Gjakovë,Kosovë.
Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.
Veprat:
- Në krahët e shkrepave. “Rilindja”, Prishtinë 1961.
- Rini diellore. “Jeta e re”, Prishtinë 1966.
- Dridhjet e dritës. “Rilindja”, Prishtinë 1969.
- Heshtja e kallur. ”Rilindja”, Prishtinë 1972.
- Ora. “Rilindja”, Prishtinë 1974.
- Ikje nga vdekja. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
- Fanar në, furtunë. “Rilindja”, Prishtinë 1971.
- Kosovë, zog i diellit. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
- Fatin tim nuk e nënshkruaj. “Rilindja”, Prishtinë 1984.
- As në tokë, as në qiell. “Rilindja”, Prishtinë 1988.
- Gjaku që këndon. “Rilindja”, Prishtinë 1993.
- Prapë fillimi. “Jeta e re”, Prishtinë 1996.
- Lumturia është mashtrim. ”Dukagjini”, Pejë 1999.
- Mos vdis kur vdiset. “Rilindja”, Prishtinë 2001.
- Verbim i bardhë. “Faik Konica”, Prishtinë 2004.
- Zjarri i këngës. “Toena”, Tiranë 2007.
- Vajet e shiut (Vepër postume), “Drenusha”, Prishtinë 2010.
- Agu 1982
- Mallkimi i gjakut. “8 nëntori”, Tiranë, 1973.
- Poezi. (përzgjedhje nga Fatos Arapi), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
- Klithmë është emri im. (përzgjedhur nga Agim Vinca), “Toena”, Tiranë 2002
- Antologji personale. (përzgjedhur nga vetë autori), “Ora”, Tiranë 2004.
- Vepra 1-5. “Drenusha”, Prishtinë 2009.