Drejtuese e Lëvizjes “Gratë Frymojnë Vlera” Shkodër
Shkodra në fund të marsit, muajin e pranverës veshi fustanin më të bukur femërorë qëndisur me vlerat, kontributet, respektin e dinjitetin e zonjave e zonjushave shkodrane por dhe nga mbarëshqiptaria. Lëvizja vullnetare “Gratë frymojnë vlera” festoi 6 vjetorin e saj. E themi me krenari se u promovuan 10 gra e vajza shkodrane që përkon me 56 zonjat e nderuara në 6 vite. Ato janë : aktore, këngëtare, doktoresha, profesoresha, gazetare, biznesmene, shoqëri civile, fotografe, ish sportiste, biznesmene, artizane etj. Janë pikërisht këto zonja që me djersen e tyre, duartrokitjet, dinjitetin, krenarinë, sukseset dhe respektin që kanë në Shkodër janë simbol i Shkodër Loces. Të gjitha këto zonja kanë një CV të pasur janë aset i rëndësishëm i shoqërisë me të cilat Shkodra vërtetë krenohet. Në respektin e tyre na nderuan zonja nga disa qytete të Shqipërisë, Kosova, Mali i Zi, Kalifornia, etj që pushtuan qytetin. Patëm fatin të kishim të pranishme Nderin e Kombit Zj Margarita Xhepa, Ikonen e skenave prej vitesh Zj Silvana Braçe, Ish Kryetaren e Parlamentit shqiptar Zj Jozefina Topalli, të mirënjohurën e ekraneve tona Zj Kozeta Zavalani, nga Malësia e Madhe veprimtaren dhe poeten Zj Mimoza Rexhvelaj, nga Puka Ajlin Palnikaj nëna e re me shtatë fëmijë dhe mjaft e suksesshme etj. Të ftuara nga Kosova zonja të nderuara si : Erodita Qorkadiu Përfaqësuese e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, Ymra Fusha biznesmene e fuqishme dhe bashkëpronare e ABI në Prizren, Sevdije Hoxha aksiviste e denjë prej vitesh etj. Të ftuara nga Mali i Zi Drejtoresha e Spitalit Sadije Hollaj, Kryemjekja Zylfije Duraku, Drejtoresha e Bibliotekës Ulqin etj. Një ditë e mbushur me plot aktivitete ku krahas promovimit të zonjave treguam mikëpritjen shkodrane me gatime klasi dhe ato tradicionale, bukuritë e Shkodrës në udhëtimin që realizuam ne Shirokë, pranë Liqenit fjalëshumë ku soditëm pamjet fantastike që na ofronte, qeshëm, kërcyem, kënduam dhe u argëtuam sëbashku pafund. Na shoqëruan këngëtaret e miënjohura Mukades Çanga dhe Lulka Merkulaj që i dhanë atmosferë festive këtij aktiviteti. Shkodra din të presë, din të buzëqeshë, din të vlerësojë, din të mbështetë, din të bashkëpunojë, din të krenohet. Sepse Shkodra asht dashni!