-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Shkroiti:Eduart Pasha Vlonjati —

Prërgatiti: Milena Demiraj

Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ” nis përgatitjet për 45 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e krijimtarisë letraro- artistike e atë social-kulturore të poetit Vlonjat Eduart Pasha Vlonjati, organizator Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ”
Eduart Frakulla Pasha Vlonjati u lind në Vlorë, më 23 Shtator 1976 , u rrit dhe jeton në Muradie, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit.
Ed ‘’Pasha Vlonjati ‘’ i shkruan plot pasion jetës ,
Qytetit të tij të lindjes, Vlorës
i këndon dhembjes, dashurisë , Nënës,
kohës që jeton dhe gjithçkaje tjetër që e rrethon !
Ka shkruar dhe vazhdon të shkruaj në gazetat e kohës:
”Koha jonë”, ‘’Telegraf ” ‘’Internacional ‘’,
në gazetën Publicistikë ‘’Isuf Bushi ‘’në revistën Hora etj etj
Nderohet me Shqiponja e Artë në vitin/ 2010.
****Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Vlersuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Vlorë
me çmim të dytë ‘’Fatos Arapi‘’në vëllimin poetic:
‘’Dhembjen do ta mund me ty‘’ , në viti/ 2011…
****
.¤*¨¨*¤.¸¸…¸.¤*¨¨**¤..¤*¨¨*¤.¸¸…¸.¤*¨¨**¤….¸.¤*¨¨**¤.
\¸.¤ 28 NENTOR 1912 ¤**¤.28 NENTOR 2012 ¤\¸.
.\¸.¤*¨¨*¤.¸¸.¸.¤*¨¨**¤..¤*¨¨*¤.¸¸.¸.¤*¨¨**¤.¸.¸.¤*¨¨**¤.
Atdheu në vargjet e poetit …
Klubit i Shkrimtarëve dhe Artistëve Vlonjatë,” Petro Marko” në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarsisë,nderon Eduart Qezar Frakullën”Pasha Vlonjati ” me MIRENJOHJE , për prezantim dinjitoz dhe interpretim brilant në poezinë :
VLORE MOJ ZONJA E RENDE !
Mbretëreshë që pret në fron,
Miqtë që bota dërgon ,
Shkëlqen e kuqe , si flaka ,
Njëqind vite i l’e mbrapa …
O moj lulëkuqe maji,
ç’më kujton Nëntorin e Dytë ,
E skuq prapë, Vlorën labe ,
Me flamujt që valëvit…
Sa lezet që të ka nuri ,
Tundesh si palë flamuri ,
O BUKURIA QE FLET
Vlore- nuse plot lezet !
Plaku mjekërbardhë ç’gëzon ,
Nga parajsa zbret në fron ,
Ligjëron me Vlorën flet
” VLORE O MBRETERESH MBI DET ”
Një nga një ç’i ngre dollitë ,
Dhe takon miqtë me radhë ,
Flet siç foli atë vit
”VLORE C’NURE QE ME KE MARRE!”
Vlorë , moj në çdo kohë u gjënde ,
E para nëpër kuvënde .
Edhe kur rrugën ta prenë ,
Hape shteg gjete folenë…
VLORE MOJ ZONJA E RENDE
..çitjane e kobure ergjëndë
Të shkoi jeta luftë e këngë
Ti në këngë , kënga ne dhëmbe …..
SHKROI EDUART PASHA VLONJAT
(21 Nëntor 2012)
****
Titull Nderi
Nder i Shoqatës Intelektuale Publicistika ”Isuf Bushi ”
I jepet : Eduart Qezar Frakulla ”Pasha Vlonjati”
Shquhet për krijimtari poetike në botime librash të mirëpritura , aktivist në veprimtaritë kulturore artistike . Eshtë vlersuar me tituj të ndryshëm nderimi për krijmtari , mbështetës dhe aktivist i përkushtuar i shoqatës ”Isuf Bushi” Kryetari Faslli
Koçiaj
****
Klubit i Shkrimtarëve dhe Artistëve Vlonjatë,” Petro Marko”
Në Ditën e Poezisë Vlonjate 20 dhjetor 2014 nderon Eduart Qezar Frakullën
”Pasha Vlonjati ” me MIRENJOHJE , për prezantim dinjitoz dhe interpretim brilant në poezinë :
GJERE VONE PORTAT MBAN HAPUR
VLORES
Ti vlen shumë sa e gjithë bota,
Këto fjalë sa herë dëgjojë ,
Ehh sa vlen ti sa vlen ,
Me kë të t’ krahasojë…..!
Ti vlen shumë kalon thesare ,
Me to s’ke të krahasuar ,
Si ylberi në qiell shndrin ti ,
Kur shiu ende s’ka pushuar !
Ti vlen shumë kalon thesare ,
Dhe kjo është e vertetë… ,
Vijë aty pushoje pak çaste
N’ ZEMREN TENDE I QETE !
Aty seç ndihem i qetë ,
Ti me pret me krahët hapur ,
Ashtu si nëna birin pret ,
Gjerë vonë portat mban hapur …
SHKROI: EDUART FRAKULLA ”Pasha Vlonjati”
‘****
Çmim i parë ‘’Pena e Artë‘’ Paris 2016
****
Klubit i Shkrimtarëve dhe Artistëve Vlonjatë,” Petro Marko”
dhe Shoqata ”Shqipëria” dega Vlorë nderon me Mirënjohje
EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT
Mirënjohjeje, si poet i qytetarisë vlonjate me një krijimtari
të larmishme artistike dhe kulturore si dhe për kontributin
e tij të palodhur në shërbim të komunitetit.
****
Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ” .¤*¨¨*¤.¸¸…¸.¤*¨¨**¤..¤*¨¨*¤.¸¸…¸.¤*¨¨**¤….¸.¤*¨¨**¤.
\¸.¤ 28 NENTOR 1912 ¤**¤.28 NENTOR 2017 ¤\¸.
.\¸.¤*¨¨*¤.¸¸.¸.¤*¨¨**¤..¤*¨¨*¤.¸¸.¸.¤*¨¨**¤.¸.¸.¤*¨¨**¤.
Atdheu në vargjet e poetit …
Nismëtarët e klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Vlonjatë,” Ali Asllani ” në kuadër të 105 Vjetorit të Pavarsisë dhe 73 Vjetorit të Çlirimit të vendit ,nderon Eduart Qezar Frakullën
”Pasha Vlonjati ” me çmim të dytë
” Petro Marko ” në shkrimet e tij të rralla …
****
Çmim i parë ‘’Pena e Artë‘’ Paris / 2018
si dhe çmimi special i publikut, Paris 25/ 08/2018
****
Trieste nderon Eduart Pasha Vlonjat
EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT
me Çmim të dytë ”Dante Alighieri”
TI AMO, OH AMORE!
Përktheu nga Shqipja në Italisht Valbona
Ho buttato lo sguardo su di lei,
Sdraiata sul letto, dolcemente guardava.
Il mio sguardo..,dissolto altrove
La sigaretta bruciava…,il cuore traboccava.
Mi fermai vicino al letto…,mi piegai
Le sue dita sentii sul mio corpo
Le labbra baciate dalla brezza leggera
Il suo respiro avvertivo sul mio corpo.
Le labbra, ruppero le parole del cuore
stranamente tremava…,un pò confusa
Il viso pallido, come se si fosse colorito
Si riscaldarono anche le mani ghiacciate.
Alcune lacrime nuotavano sul viso…
Parole d’animo bisbigliava nell’orecchio,
E LE CHIEDEVA:
Amare senza mai saziarsi
Nel ghiaccio fangoso vergine arrivare?!
Ti supplico, -le dissi:
Non mi far sentire male
Non c’è da rimanere supiti nell’amare
Non sono io il primo, ne tanto meno tu l’ultimo
Perchè amarono i babilonesi
Tra le mie braccia si gettò e balbetto’:
Ti amo, oh amore
O più dolce del miele!
E nella stanza iniziò una tempesta…
(fino a che non rimase nulla in piedi)
E per terra, si sdraio stanco il letto.
Përktheu nga Shqipja në Italisht Valbona Xhorxhi Prifti
*****
TE DASHUROJ,O DASHURI!
Hodha vështrimin tek ajo ,
E shtrirë në shtrat , ëmbël vështronte .
Vështrimi im…,tretur diku
Cigarja digjej …,zemra gufonte.
U ndala pranë shtratit…,u përkula
Gishtinjtë e saj ndjeva mbi trup
Buzët puhiza e lehtë m’i puthi
Frymëmarrjen e saj seç ndjeja mbi sup.
Buzët, fjalët e zemrës përçuan
çuditërisht dridhej …,pak e hutuar
Fytyra e zbehtë, seç mori ngjyrë
U ngrohën dhe të akulltat duar.
Ca pika loti notonin mbi faqe …
Fjalëshpirti pëshpëriste në vesh,
E PYESTE :
“Të dashurosh e mos të kesh të ngopur
A baltës së akullt e virgjër ti vesh?!
-Të lutem,-i thashë :
Jo, keq të ndihem mos më bëj
Të dashurosh nuk është çudi
S’jam Unë i pari , as Ti e fundit
Se dashuruan babiloni”
Në krah m’u hodh e belbëzoi:
“Të Dashuroj, o dashuri
O më i ëmbëli s’e mjalti!”
Dhe dhomës nisi një stuhi …
(sa s’mbeti më asgjë në këmbë)
Se përdhe, u shtri i lodhur shtrati.
SHKROI : EDUART FRAKULLA ”PASHA VLONJATI”
La morte morirà …
La morte più grande di un sorriso
è quando tu non sorridi mai,
lei scende nelle profondità dell’animo
soffocandoti con lacrime amare…
quindi sorridi sempre,
La morte morirà, appena ti vedrà sorridere…
Përkëtheu nga Shqipja në Italisht Valbona Prifti
Vdekja do të vdes
Vdekja më e madhe e një buzëqeshje
është kur ti nuk buzëqesh kurrë,
ajo zbret në thellësi të shpirtit
duke të mbytur me lot të hidhur …
ndaj buzëqesh gjithmonë ,
Vdekja do të vdes , sapo të të shoh të qeshur ..
Shkroi : Eduart ”Pasha Vlonjati” —
****
“Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut.” nga Presidenti i Republikes
I jepet : EDUART FRAKULLA PASHA VLONJATIT
”Lufton me penë” në zhvillimin e Letërsisë Shqiptare e më gjërë, në shërbim të së Drejtës Kombëtare dhe Atdheut. Vlersohet për një krijimtari të larmishme artistiko-kulturore, si dhe për kontributin e tij të palodhur në shërbim të komunitetit. 27 gusht 2020 Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ”
****
Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve Vlonjatë ”Ali Asllani ” NDERON EDUART FRAKULLA PASHA VLONJAT NE MANIFESTIMIN POETIK VJESHTE 2020 ME MIRENJOHJE .
MIRENJOHJE I jepet : EDUART FRAKULLA PASHA VLONJATIT 23 tetor 2020
****
Vlersuar dhe me shumë Mirënjohje dhe çmime të tjerë.
Ka botuar : Vjersha për fëmijë
1) ‘’Erdhën Dallëndyshet‘’
Vjersha për fëmijë viti/1998
Vëllimet poetike :
2) ‘’Dhembjen do ta mund me ty‘’ , viti /2011
3) ‘’Në krahë engjish dua të dremis‘’ , viti /2014
4)‘’Dritë në errësirë‘’ , viti 2018
5) ‘’Nektar kaltërsish‘’ Antologji poetike viti/ 2018
6)Për Ty këndoj dhe lutem… ( VLORES).
Shqip dhe Italisht viti/ 2019
7) S’heshta, zgjodha të flas (përmbledhje poetike, poezi të zgjedhura nga shtatë poet Vlonjat) viti/ 2019
Vlorës sime Vlorës sonë
Ti je bekimi i një nëne ,
ti je dhe loti i një fëmije,
Skalitur me dorë prej Zotit
je dhuratë Perëndie …
Ehh, sa të qara ke dëgjuar,
sa klithma , britma dhe jehona,
ke qarë, ke qeshur bashkë me mua,
Bashkë me ne, në dhembjet tona!
Kur udhëtoj, malli më merr,
Porsa të lë, lotoj për Ty,
Ngado që shkoj lë shpirtin pas ,
Mbrëmjeve kthehem tek Ty,
të shoh nga larg, më ndrin fytyra…
e nxitoj hapin të prek me duar,
më buzëqesh dhe këngën nisim
mëngjesin presim duke kënduar ….
Si unë, me ty dhe shumë të tjerë,
Patjetër janë të dashuruar …
shkroi :Eduart Pasha Vlonjati —
Prërgatiti Milena Demiraj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.